Skip to content

Lajm i bujshëm! Prokuria jep masë arresti ndaj njeriut të besuar të Ministres Kumbaro! 33 të arrestuar sot

Arta Dollani, e besuara e Mirela Kumbaros i është caktuar masa arrest shtëpie, pas aksionit të Prokurorisë së Durrësit, për mbetjet e Kurum.

Dollani, e cila sot mban detyrën si drejtoreshë e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, akuzohet për shkeljet e kryera në kohën kur mbante postin e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Të dyja ministritë kanë qenë nën drejtimin e Mirela Kumbaros.
Prokuroria e Durrësit ka firmosur ditën e sotme 33 masa sigurie në kuadër të hetimeve për mbetjet e rrezikshme të lidhura me kompaninë “Kurum”.

Burime për mediat bëjnë me dije se 26 prej masave janë “arrest me burg”, ndërsa 7 masa të tjera janë “arrest shtëpie”.

Sipas të njëjtave informacione mësohet se në zbatim të këtyre masave policia e Durrësit dhe ajo e Tiranës kanë ndërmarrë një operacion të përbashkët ku deri më tani mësohet se nga 33 masat, janë ekzekutuar vetëm 22 prej tyre.

Hetimet lidhen me skandalin e eksportimit të 102 kontejnerëve me mbetje të rrezikshme drejt Tajlandës, të cilët u rikthyen më pas në Shqipëri pas një sinjalizimi nga Rrjeti i Bazelit.

Raportohet se masat e sigurisë janë lëshuar ndaj personave të dyshuar për përfshirje direkte në këtë çështje, mes tyre edhe drejtues të kompanisë “Kurum”.

Në “arrest shtëpie” është lënë ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit,Arta Dollani si dhe janë firmosur masa sigurie edhe për biznesmenë dhe zyrtarë të AKM-së dhe Doganave, të dyshuar për shkelje ligjore në procesin e trajtimit dhe eksportimit të mbetjeve të rrezikshme.

*Emrat që dihen deri më tani për të cilët janë lëshuar masat e sigurisë:

Arrest me burg: Harun Sarica; Sh.H ; Mirjeta Zotaj ; A. Sh; Mikail Hila; Mbarime Koroci; Nazif Bajrami, Andon Prifti; Petrit Qosja; Julian Kapedani; Indrit Likaj; E.D; Y.K; Gjovana Sokolaj; Doni Sokolaj, Olizana Pemati; R.B; Edmond Voda; Helidon Lila; Shkelqim Jakupi, Forian çimo, Gazmend Sina, Ingo Hesse, Dritan Seferaj.

Arrest shtëpie: Evis Mellonashi; B. T; Kledina Skëndo; Arta Dollani.

Kujtojmë se 102 kontejnerët me 210 tonë mbetje që kishin destinacion Tajlandën, u kthyen në nëntor 2024 në vendin tonë. Më 5 gusht të 2024, “Basel Action Network”, ngriti alarmin se një anije gjigande kontenjerësh prej 175 mijë tonësh e linjës “Maersk” u zhduk në fund të korrikut nga radarët afër Cape Toën në Afrikën e Jugut, pas një sinjalizimi të bërë prej saj tek autoritetet vendase.

Bazuar në të dhënat e ofruara nga një sinjalizues, “Basel Action Netëork”, BAN, tha se anija “Maersk Campton” dhe një anije e dytë kontenjerësh e së njëjtës linjë, “Maersk Candor”, kanë ngarkuar në portin e Durrësit në fillim të korrikut rreth 100 kontenjerë me mbetje të rrezikshme, e cila vjen nga hiri i oxhaqeve metalurgjike elektrike (EAFD) me destinacion Tajlandën.

Sipas të dhënave të BAN, kjo nuk ishte dërgesa e parë me mbetje të rrezikshme nga Shqipëria drejt Azizë. Organizata shprehej asokohe se një dërgesë me mbetje të dyshuara të ngjashme u bllokua më herët këtë vit nga Agjencia e Doganave në Fangcheng të Kinës.

Bazuar në sinjalizimin e BAN, autoritet portuale i bllokuan në Singapor kontenjerët e nisur nga Shqipëria duke i nisur për t’i kthyer sërish në vendin tonë.

Prokuroria identifikoi dhe nisi hetimet ndaj kompanisë “Sokolaj” shpk, një kompani import-eksporti mineralesh me qendër në Durrës në pronësi të shtetases Gjovana Sokolaj si eksportuese të kontenjerëve dhe kompaninë turke “Kurum International” sh.a si burimin e këtyre produkteve.

Published inBank

Comments are closed.