Skip to content

Ngjarje e rende ne Korce

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës ku një adoleshent ka plagosur me thikë një 34-vjeçar.

Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja është shënuar në një nga lokalet e qytetit ku pas një konflikti për motive të dobëta, 17-vjeçari ka qëlluar me thikë 34-vjeçarin, Benard Qelemeni.

Ky i fundit ka marrë dëmtime në dorë dhe mësohet se kishte pak ditë që kishte ardhur në Shqipëri pasi jetonte në Greqi.

Dyshohet se shkak i konfliktit është bërë fakti se rreth dy vite më parë, dyshohet se i plagosuri Benard Qelemeni ka vjedhur banesën e autorit dhe pasi ky i fundit e ka parë në lokal, ka nisur konflikti mes tyre.

“Në lagjen nr.4, Korçë, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi P. K., ka dëmtuar në dorë me mjet prerës (thikë) shtetasin B. Q., rreth 37 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin P. K.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për dokumentimin ligjor të rastit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Published inBank

Comments are closed.