Skip to content

Familja shqiptare “u shua” nga rrjedhja e gazit! ja çfarë po u ndodh familjarëve në Shqipëri

Mbrëmja e djeshme rezultoi fatale për familjen me katër anëtarë të cilët humbën jetën për shkak të një rrjedhjeje monoksidi karboni, teska sot një ditë pas ngjarjes së rëndë familjarët e tyre janë shfaqur të tronditur thellë për ngjarjen e rëndë.

Kushëriri i Arti Kolës, ka treguar se lajmin e trishtrë e kanë marrë përmes televiuzorit, teksa ka treguar se i vëllai i kryefamiljarit të ndjerë lishte telefonuar por askush nuk hapte celularin, e më pas ai kishte telefonuar karabinierët të cilët kur kishin hyrë në shtëpi i kishin gjetur të vdekur.

“Kanë qenë familje e mrekullueshme. Zoti i prehtë të paqe. E morëm vesh nga televizori. I vëllai shkon i binte telefonin dhe nuk e hapnin. Ka shkuar me policinë dhe i kanë gjetur te vdekur. Akoma nuk na besohet. Tezes i kanë thënë vetëm për djalin, për 3 të tjerët nuk i kanë treguar. Tragjedia më e madhe që na ka ndodhur”, thanë familjarët për Report Tv.

Kujtojmë se viktimat e kësaj tragjedie janë Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida, 42 vjeç, si dhe dy fëmijët e tyre: Hajdari, 22 vjeç, dhe vajza Xhesika, 15 vjeç. Ndërkohë, personi i pestë i përfshirë në ngjarje, vëllai i kryefamiljarit, mbeti i lënduar dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor në spital. Sipas autoriteteve italiane, ishte pikërisht vëllai i kryefamiljarit ai që ngriti alarmin, pasi familja nuk po u përgjigjej thirrjeve telefonike.

Pasi mbërriti në banesën trekatëshe dhe nuk mori asnjë përgjigje, ai së bashku me dy oficerë të karabinierëve, hynë me forcë brenda. Aty aty u përballën me një skenë të tmerrshme, ku katër anëtarët e familjes u gjetën të pajetë, të shtrirë në dysheme.

Published inBank

Comments are closed.