Skip to content

Lajm i trishtë! Shtrohet në spital me urgjencë politikani i madh shqiptar, ngrihet spitali në këmbë, thuhet se

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë ditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), pas komplikacioneve shëndetësore.

alfred moisiu

Burime spitalore bënë të ditur se ish-kreu i shtetit është paraqitur në spital me vështirësi në frymëmarrje.

Menjëherë pas mbërritjes, ai është shtruar në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës së Kardiologjisë, ku ndodhet nën monitorim intensiv nga stafi mjekësor.

Sipas zyrës së shtypit dhe informacioneve spitalore, për momentin parametrat jetësorë të ish-presidentit Moisiu janë stabël.

“I gjithë stafi i shërbimit të Kardiologjisë është në gatishmëri për të mbajtur nën kontroll gjendjen e ish-Presidentit”, thonë burimet nga QSUT.

Published inBank

Comments are closed.