Skip to content

Pas vendimit të Kushtetueses për Ballukun! Edi Rama thirret me urgjencë në BE; i është kërkuar të

Teksa Gjykata Kushtetuese sapo mori vendimin per ceshtjen Balluku, duket se presioni ndërkombëtar mbi Edi Ramën po rritet në progresion asfiksues. Të hënën, kryeministri i Shqipërisë do të udhëtojë drejt Brukselit për t’u takuar me presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa.

Takimi i beftë dhe i palajmëruar vjen në kontekstin e zhvillimeve të fundit në Shqipëri, veçanërisht ngërçit institucional të krijuar pas hetimit të SPAK ndaj Belinda Ballukut dhe refuzimit të mazhorancës për të dhënë autorizimin për arrestimin e saj.

Tashmë po bëhet gjithmonë e më e qartë se Brukseli ka perceptuar një kthesë në qëndrimin e Edi Ramës dhe maxhorancës socialiste në raport me drejtësinë e re. Teksa për vite me radhë kryeministri u është shitur ndërkombëtarëve si udhëheqësi i vetëm politik në Shqipëri që respekton pavarësinë e drejtësisë, çështja Balluku, por edhe ajo e AKSHI-t duket se e grisën perden e propagandës duke e detyruar Edi Ramën që tashmë të qëndrojë përballë drejtësisë për ta penguar atë.

Një burim në Bruksel i tha Kapitalit se një nga temat e nxehta që do të preket të hënën në Bruksel është pikërisht çështja e imunitetit të Belinda Ballukut. Në këtë pikë, kërkesa e Brukselit është e qartë. Edi Rama duhet ose të dorëzojë imunitetin e zëvendëses së tij, ose të bëjë llogaritë me atë që do të ndodh më pas me qëndrimet e Brukselit.

Nuk dihet nëse diskutimet për këtë temë do të bëhen pjesë edhe e njoftimit zyrtar, që do të nxirret pas takimit mes Antonio Costas dhe Edi Ramës. Por ajo që dihet është se këto kohë në kancelaritë e Europës ka patur lëvizje të shumta.

Këtë javë Antonio Costa dhe Ursula Von Der Leyen ishin të dy në Paris, ku u takuan me presidentin francez Manuel Macron.

Në Bruksel ka një rrymë që e njeh mirë fuqinë e madhe lobuese të Edi Ramës, e cila druhet se kryeministri shqiptar mund të lobojë përmes miqësive personale me Macron apo ndonjë udhëheqësi tjetër europian për të zbutur gjuhën dhe qëndrimin e Brukselit ndaj Shqipërisë.

Nuk dihet nëse në takimin e dyshes Costa-VDL me presidentin Macron është cekur edhe tema e Shqipërisë. Por pas mbledhjes së COELA-s javën e kaluar, ujrat janë trazuar jo pak.

Published inBank

Comments are closed.