Atmosfera e tensionuar e ditëve të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” pritet të zbutet paksa, ose të kthehet në një garë të ethshme për mbijetesë përmes… humorit.
Një zarf i bardhë ka mbërritur në shtëpi dhe ka qenë Luiz Ejlli ai që ka lexuar vendimin më të fundit të Vëllait të Madh. Banorët janë vënë përballë një sfide argëtuese, por me një shpërblim strategjik mjaft të rëndësishëm.
Secili konkurrent, me radhë, duhet të tregojë një barcaletë brenda një harku kohor të shkurtër. Por, kjo nuk bëhet thjesht për të qeshur. Të gjitha videot do të publikohen në rrjetet sociale zyrtare të programit dhe do të jetë publiku ai që do të vendosë fituesin përmes pëlqimeve.
Banori që do të ketë barcaletën më virale dhe më të pëlqyer, do të fitojë Imunitet në televotimin e radhës, duke siguruar kështu qëndrimin në shtëpi.
Luizi theksoi gjithashtu rregullat strikte: barcaletat duhet të jenë të përshtatshme për publikun televiziv dhe banorët duhet të respektojnë njëri-tjetrin duke mos ndërhyrë gjatë rrëfimit.
Mbetet për t’u parë se kush do të jetë “mbreti” i humorit që do t’i shpëtojë nominimit këtë javë.

Comments are closed.