Skip to content

Nga nesër ndryshon totalisht moti! Shira dhe rrezik i madh për…! Mësojeni tani çfarë iu pret me temperaturat

Java e parë e muajit shkurt u përmbyll me temperatura të larta dhe të pazakonshme për këtë periudhë dimri. Reshjet e shiut kanë vijuar, duke krijuar vështirësi në disa akse rrugore, kryesisht në rrugët kombëtare që lidhin Kukës-Shishtavec, Kukës–Peshkopi dhe Kukës–Fushë Arrëz.

Problematikat kanë prekur edhe rrugët rurale, ku shkarkimet e dheut dhe gurëve kanë penguar qarkullimin. Kompanitë rrugore dhe punonjësit e bashkive kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugëve dhe rikthimin e qarkullimit normal të mjeteve.

Probleme të ngjashme janë regjistruar në rrugët rurale të Kukësit, Hasit dhe Tropojës, ku bashkitë përkatëse kanë angazhuar punonjës të drejtorive rajonale për pastrimin dhe hapjen e rrugëve.

Komisioni i Emergjencave Civile njoftoi se nuk janë regjistruar problematika të theksuara, ndërsa i gjithë territori i qarqeve është furnizuar normalisht me energji elektrike. Reshjet e shiut po ndikojnë pozitivisht edhe në situatën hidrologjike, duke përmirësuar ndjeshëm nivelin e ujit.MLiqeni i Fierzës ruan kuotën e tij drejt nivelit maksimal, ndërsa prurjet nga lumenjtë Drini i Bardhë dhe Drini i Zi janë rreth 400 metër kub për sekondë. Hidrocentralet e kaskadës së Drinit – Fierza, Komani dhe Vau i Dejës – po funksionojnë me kapacitet të plotë për prodhimin e energjisë elektrike.

Java që vjen pritet të jetë e paqëndrueshme dhe e lagur, me reshje shiu që do të prekin shumicën e zonave të vendit. Sipas Shërbimit Meteorologjik ashtu si fundjava dhe ditët e para të javës do të karakterizohen nga mot i vrenjtur dhe periudha reshjesh, ndërsa e marta sjell një kthesë

Shërbimi Meteorologjik paralajmëron qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimeve, për shkak të rrugëve të lagura dhe ndryshimeve të papritura të motit.

Published inBank

Comments are closed.