Hyrja e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP Albania 5” ka shkaktuar efektin e pritshëm: një “tërmet” të vërtetë emocional dhe debate të ashpra që në minutat e para.
Situata është tensionuar maksimalisht mes tij dhe Rogertit, ku nuk kanë munguar ofendimet e rënda personale dhe provokimet mbi jetën private, të cilat kanë trazuar jo vetëm shtëpinë, por edhe mbështetësit jashtë.
Ndërkohë që rrjeti po zien nga videot e përplasjes, një reagim surprizues ka ardhur nga bashkëshortja e tij, Kiara Tito.
Ndryshe nga sa pritej – ku zakonisht familjarët urojnë fitoren apo qëndrimin sa më të gjatë – Kiara ka bërë të kundërtën në postimin e fundit të Luizit në Instagram.
Ajo ka lënë një koment që tregon qartë pakënaqësinë e saj ndaj klimës toksike dhe ofendimeve që po ndodhin brenda shtëpisë:
“Uroj që të dalësh sa më shpejt nga ajo shtëpi,” ka shkruar moderatorja.

Comments are closed.