Skip to content

Reagon bujshëm Gjesti ndaj Gimbos duke nxjerr zbuluar Selin! Thotë diçka të madhe për Arbër Hajdarin

Mbrëmja e sotme në “Big Brother VIP” është shoqëruar me debate të nxehta pas transmetimit të një klipi që zbuloi biseda me “kode” mes Selinës dhe Mirit, të cilat kishin në qendër Dj Gimbon.

Në video, teksa Gimbo thirrej në dhomën e rrëfimit, Miri paralajmëronte Selinën: “Kujdes, se ke Prime sot”, duke nënkuptuar se sjellja e saj mund të keqinterpretohej.

Përgjigja e Selinës, “Nuk e kam me buton”, u interpretua në studio si një pranim i tërthortë se ajo nuk mund ta largojë Gimbon menjëherë, pavarësisht strategjisë.

Opinionisti Arbër Hajdari ishte i ashpër në gjykimin e tij, duke akuzuar Selinën se po bën lojë të pastër me Gimbon, duke e afruar dhe larguar atë sipas interesave të saj, ndërkohë që DJ ka shprehur pëlqim real.

Në këtë situatë ka ndërhyrë menjëherë nga jashtë fituesi i BBVK 4, Gjesti, i cili ka një lidhje të ngushtë me Gimbon, pasi ky i fundit është DJ i tij personal dhe mik i ngushtë.

Përmes një postimi në Instagram, Gjesti ka mbështetur plotësisht analizën e Arbrit, duke e cilësuar atë si opinionistin më të drejtë, dhe i ka dhënë kurajë mikut të tij brenda shtëpisë.

Jo që naj sen, po opinionisti ma i drejtë që ka mujt me kon naj herë është Arbër Hajdari. Kështu që @dj.gimb0 me ty jem. I drejti gjithë fiton, nëse jo çmimin, e fiton dashninë. Qajo është e rëndësishmja,” shkruan Gjesti, duke konfirmuar se për të, lojën e pastër dhe të sinqertë po e bën vetëm Gimbo.

Screenshot

Published inBank

Comments are closed.