Skip to content

Epike! Luizi fsheh ‘bolin’ aty ku s’do ta gjejë asnjë banor! Cfarë do i ndodhi Brikit? (Video)

Luiz Ejlli nuk rri dot pa trazuar ujërat në shtëpinë e “Big Brother VIP”, dhe këtë herë shënjestra e tij ka qenë simboli i marrëdhënies mes Mateos dhe Brikenës.

Pak minuta më parë, fituesi i BBV2 ka marrë arushin e famshëm “Boli”, të cilin Mateo ia kishte dhuruar Brikenës disa ditë më parë, dhe ka vendosur ta zhdukë nga qarkullimi.

Në një moment epik që ka shkaktuar të qeshura te ata që e ndiqnin live, Luizi shihet duke e fshehur arushin në lavanderi, në një vend ku vështirë se mund t’i shkojë mendja ndonjë banori për ta kërkuar.

Mbrëmjen e djeshme, Luizi i tregoi me ironi Mateos se ka hyrë sërish në Big Brother VIP Albania vetëm për një arsye: Për të parë Bolin nga afër.

Published inBank

Comments are closed.