Skip to content

Fati i Ballukut, gjëmën ia bënë “shokët” / Manjani jep DETAJE nga ajo çfarë po ndodh: Këtu kanë gisht…

Juristi, Ylli Manjani, mbrëmjen e sotme komentoi fatin e ministres socialiste Belinda Balluku, i cili sipas tij është vulosur nga deputetët socialistë.

Manjani komentoi përmbysjen e rezultatit të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë të papritur. Diçka që sipas tij dyshohet se ka patur ndërhyrje nga disa anëtaarë të Partisë Socialiste.

Sipas Manjanit, socialistët që ndërhynë për fatin e Belinda Ballukut kanë bërë presion dhe përmes kësaj lëvizjeje kanë dashur të dëshmojnë se ata janë “gjallë”.

I pyetur nëse çështja e Ballukut do të ndikojë në integrimin e Shqipëirsë në Bashkimin Europian, Manjani në fjalën e tij theksoi se nuk do të ketë peshë sepse marrëdhënia Shqipëri-Bashkim Europian është një negociatë.

“Marrëdhënia jonë me BE është negociatë. Ne do të negociojmë. Në negociata do të negociohet dhe për të gjetur se sa rrënjë ulliri ke nëse bëhet fjala për biznes” theksoi Manjani në fjalën e tij.

I pyetur se kush janë, duke hedhur dyshimet se në këtë rast mund të kishte “gisht” Erion Veliaj, i cili është në burg, Manjani theksoi se ka dhe të tjerë rreth e rrotull që dalin kundra partisë së tyre.

Published inBank

Comments are closed.