Skip to content

Cfare po i ndodh? “Kam tentuar ti jap….”- Luiz Ejlli shtang publikun me rrëfimin

Një bisedë e thellë dhe tejet personale ka ndodhur mes Luiz Ejllit dhe Stenaldos, ku fituesi i “Big Brother VIP 2” ka lënë mënjanë shakatë dhe strategjitë për të ndarë një nga momentet më të errëta të jetës së tij.

Luizi ka tronditur publikun dhe banorët me një rrëfim të sinqertë mbi vetminë dhe depresionin që ka kaluar para se jeta e tij të ndryshonte rrënjësisht.

Ai u shpreh se vetëm një vit para se të bëhej baba, në moshën 37-vjeçare, kishte humbur çdo shpresë për të ardhmen.

“Unë 38-vjeç u bëra baba. 37-vjeç i kisha humbur shpresat, thoja që nuk do kem kurrë familje, nuk do jem kurrë shembull i fëmijës tim. Kam jetuar vetëm dhe vetmia është gjëja më e tmerrshme në botë,” tha ai.

Por, deklarata më e fortë që ka lënë të shtangur këdo, ishte kur ai pranoi se kishte prekur fundin emocional.

“Po u mësove, asgjë nuk të prek më. Në vetmi ti kalon gjithçka. Kam tentuar t’i jap fund jetës, është shumë e rëndë,” rrëfeu Luizi.

Ai shpjegoi më tej procesin e ringritjes, duke treguar se pasi kaloi këtë fazë kritike, u shndërrua në një njeri “të akullt”, duke kuptuar se në fund të ditës, duhej të gjente forcën te vetja.

“Po e kalove këtë fazë, kthehesh te faza që bëhesh i akullt. Thua kur nuk ia ndjen botës për mua, përse të ma ndiejë mua? Aty pastaj ti ke rrugën më të rëndësishme dhe thua ‘çfarë do bëj tani’?” përfundoi ai.

Published inBank

Comments are closed.