Dita e Shën Valentinit pritet të shoqërohet me zhvillime të ndryshme për shenjat e horoskopit. Astrologia Meri Shehu ka prezantuar parashikimin javor, duke u ndalur te ndikimi i yjeve në marrëdhënie personale, emocione dhe çështje financiare.
Sipas Meri Shehut, kjo javë nuk do të ketë të njëjtin ritëm për të gjitha shenjat. Disa do të përjetojnë afrime emocionale dhe momente të forta romantike, ndërsa të tjerat do të përballen me paqartësi në ndjenjat personale dhe nevojë për kujdes në vendimet ekonomike.
Një rol kyç në këtë periudhë luan kalimi i Afërditës në shenjën e Peshqve, një pozicion që lidhet me ndjeshmëri, idealizëm dhe thellim emocional. Ky tranzit favorizon shenjat që janë të hapura ndaj ndjenjave dhe komunikimit të sinqertë, por mund të krijojë konfuzion për ata që shmangin përballjen me realitetin.
Astrologia thekson se për disa shenja, Shën Valentini shënon mundësi për njohje të reja ose forcim të lidhjeve ekzistuese. Për të tjera, kjo periudhë kërkon maturi, sidomos në raport me shpenzimet dhe pritshmëritë emocionale.
Parashikimi përfshin të 12 shenjat e horoskopit, duke evidentuar fusha ku priten zhvillime pozitive, si dhe aspekte që kërkojnë vëmendje dhe kontroll më të madh gjatë kësaj jave.
“Është një javë e mbushur me shumë aktivitete, është një javë shumë interesante. Sot është një ditë e vështirë në fakt nga pikëpamja astrologjike, sepse Afërdita pak para se të futet në Peshk bën një lidhje shumë të vështirë me Uranin në Dem. Kështu që Demët, Luanët, Akrepët dhe Ujorët të lindur në 10 ditëshin e tretë të shenjës së tyre mund të kenë probleme dhe paqartësi të mëdha ekonomike dhe shpirtërore. Kemi lajme të mira sepse Afërdita futet nesër në shenjën e Peshqve, një shenjë shumë romanike, kështu që Shën Valentinin Peshqit do e shijojnë më shumë nga të gjithë”, tha astrologia Meri Shehu.
Dashi, 2 yje: Dashurinë do e shijojnë në fshehtësi në shtëpinë e tyre të 12-të. Do të kenë takime të fshehta, pasione të fshehta. Ekonomia sot nuk është shumë e mirë. Saturni futet në shenjën e tyre pikërisht në datën 14, në Ditën e Shën Valentinit. Duhet ta marrin shumë seriozisht Shën Valentinin.
Demi, 3 yje: Vetëm Demët e lindur në 10 ditëshin e tretë duhet të kenë shumë kujdes sot, sepse kemi ndarje shkëputje, shkarje ekonomike, paqartësi dhe lajme që i tronditin. Por, Afërdita në shenjën e Peshqve është miqësore me ta dhe mund të kenë lajme të mira, takime romantike dhe njohje shumë të bukura.
Binjakët, 4 yje: Do dashurojnë në punë, në karrierë, me ndonjë epror, me ndonjë punonjës me rëndësi, vetëm kujdes nga skandalet! Janë një shenjë që do të promovohen shumë kësaj jave, do e shijojnë Shën Valentin jashtë mase. Do të presin edhe propozime për fejesa dhe martesa.
Gaforrja, 4 yje: Afërdita në shenjën e Peshqve për ju është një sinjal shumë pozitiv, shumë i bukur, romantik dhe erotik, sidomos për lidhjet që keni me jashtë. Kështu që kontaktoni dhe udhëtoni, sepse gjërat do të shkojnë shumë mirë. Saturni në Dash tregon një pozicion shumë të fuqishëm në lidhje me karrierën, por edhe pak diktator. Diçka e madhe do të fillojë të ndodhë.
Luani, 2 yje: Do të kenë takime të fshehta erotike pasionante, por shumë të fuqishme. Do ta shijojnë shumë mirë këtë Shën Valentin. Vetëm se duhet të kenë shumë kujdes me çështjet ekonomike, duhet t’i rregulloni, sepse pas datës 26 fillojnë probleme të mëdha ekonomike për ju.
Virgjëresha, 2 yje: E duan partnerin e tyre me çdo kusht në krahun e tyre, sepse kanë Afërditën përballë shenjës së tyre, Kërkojnë ose dhurata, afrimitet dhe dashuri, e duan nga partneri i tyre. Nëse nuk e gjejnë, do të ndjehen pak të bllokuar.
Peshorja, 3 yje: Është një nga shenjat që do të ketë shumë punë. Do të jetë një përditshmëri shumë të bukur. Ndoshta nuk do të kenë diçka shumë personale, ama do ta shijojnë, si duket do dalin, do komunikojnë, do të marrin shumë dhurata dhe do të adhurohen nga shumë njerëz, megjithëse këta nuk vendosin dot në këtë moment.
Akrepi, 4 yje: Janë shenja më erotike e kësaj jave. Peshqit për Akrepët janë shenja e dashurisë, kështu që futet Afërdita dhe u jep gjithë sharmin, mundësit dhe njohjet. Sidomos Akrepët e lindur në 10 ditëshin e parë do të jenë një nga më të favorizuarit. Kujdes Akrepët e lindur në 10 ditëshin e tretë sot, sepse do kenë problematika ekonomike të mëdha, ndarje, pabesi dhe tradhtira.
Shigjetari, 3 yje: Do të përpiqen që të krijojnë një ambient të ngrohtë familjar, ose me dikë që e duan shumë. Do të marrin shumë dhurata. Janë gati të fluturojnë dhe të argëtohen, por dikush do i “mbledhë” për shtëpi. Në këtë periudhë do të ngelen në kuadrin familjar.
Bricjapi, 3 yje: Janë një shenjë e favorizuar nga Afërdita në Peshk. Do të kenë një periudhë shumë të këndshme, njohje, miqësi dhe propozime shumë të mira. Sot kanë një ditë të vështirë erotike, ndoshta një shkarje dhe një ndarje, e cila prek sidomos ata të lindurit në 10 ditëshin e tretë të shenjës së tyre.
Ujori, 4 yje: Do mbushen me para. Dashuria më e madhe e Ujorëve në këtë periudhë janë paratë, sepse Afërdita në Peshk është në shenjën më ekonomike për Ujorët. Do të favorizohen shumë nga ana ekonomike, por edhe erotike, vetëm kujdes Ujorët e lindur në 10 ditëshin e tretë, sepse sot kemi problematika të çuditshme.
Peshqit, 4 yje: Kjo periudhë nuk është vetëm erotike për Peshqit, futet edhe logjika. Ata që do shohin më shumë anën erotike do jenë të lindurit në ditët e para të shenjës së tyre. Kurse Mërkuri ka hapur një rrugë më logjike përpara, kështu që nuk do ndjehen shumë të çliruar, megjithatë do të jenë një nga shenjat që Afërdita do i favorizojë jashtë mase. Kujdes me Saturnin në Dash në çështjet ekonomike, fillon një periudhë më e shtrënguar.

Comments are closed.