Skip to content

E la zemra duke ecur me makinë në Durrës, ndahet nga jeta shefi i policisë,

Një lajm i trishtë ka ardhur mbrëmjen e kësaj të hëne. Efektivi i Policisë së Shtetit, Eduart Biba ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare.

Sipas miqve të tij, Biba ka pësuar arrest kardiak teksa ishte duke udhëtuar në autostradën Tiranë-Durrës.

Ky lajm i kobshëm është konfirmuar për Newsbomb edhe nga Policia e Shtetit të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e kolegut të tyre.  Biba ushtronte detyrën e tij si Shef i Seksionit të Krimeve në qytetin e Durrësit.

Published inBank

Comments are closed.