Pas tre ditësh qëndrimi që u dukën sa një sezon i tërë për nga vëmendja e marrë, Luiz Ejlli ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP 5. Ndonëse hyrja e tij u prit si “shpëtimi” i një formati që këtë vit po lëngon për audiencë, dalja e tij la pas më shumë pikëpyetje dhe një shije ironie që nuk u shpëtoi ndjekësve besnikë.
“Dola vetëm për filmin” – Një goditje për dinamikat e shtëpisë?
Sapo mbërriti në studio, Luizi nuk u kursye në deklaratat e tij. I pyetur për arsyen e largimit, ai u shpreh prerë: “Vetëm se kisha filmin, se nuk do dilja nga shtëpia”. Ky pohim u interpretua nga shumë si një shenjë se brenda asaj shtëpie, pavarësisht përpjekjeve të produksionit, nuk ka asgjë tjetër që mund ta mbante peshë një personazh si ai, përveç angazhimeve të tij profesionale jashtë.
Përgjigjja “për të larë gojën” mbi fituesin
Momenti që shkaktoi më shumë reagime ishte përballja me opinionistin Arbër Hajdari. Kur ky i fundit e pyeti se kush e fiton këtë edicion, Luizi dha një emër që i habiti të gjithë: Artan Kola.
Për vëzhguesit e medias, kjo nuk ishte një parashikim real, por një përgjigje tipike “për të larë gojën”. Në një vit ku shikueshmëria ka prekur nivelet më të ulëta historike dhe ku asnjë personazh nuk po arrin të spikasë apo të krijojë një bazë të fortë fansash, Luizi duket se ka zgjedhur një emër thjesht për të kaluar rradhën, duke treguar indirekt se gara e këtij viti nuk ka një “lider” të vërtetë apo një fenomen që meriton vëmendjen e tij.
Nga shtëpia në kinema: “Më Merr” dhe “Loja e Fundit”
Përtej ironisë dhe analizës së lojës, fituesi i padiskutueshëm i BBV2 shfrytëzoi skenën për të prezantuar projektin e tij më të ri. Ai promovoi këngën “Më Merr”, një baladë që pritet të kthehet në hit, e cila shërben edhe si kolona zanore e filmit ku ai luan krah bashkëshortes së tij, Kiara Titon.
Filmi, i titulluar “Loja e Fundit”, duket se është prioriteti i vërtetë i këngëtarit, duke e lënë Big Brother-in e këtij viti në hije, ashtu siç po qëndron aktualisht në sytë e publikut shqiptar.

Comments are closed.