Skip to content

E fundit! Grbitet një banke në Tiranë

Është  tentuar të grabitet me armë zjarri një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, në zonën e ish-parkut të autobusëve.

Bardhyl Fusha është autori i cili mesditën e kësaj të enjte arriti që të terrorizonte punonjësit dhe klientët të një banke të nivelit të dytë në kryeqytet, konkretisht në zonën e Pallateve Delijorgji.

Ky shtetas, i armatosur arriti që të futej brenda ambienteve të bankës së nivelit të dytë duke kërkuar nga punonjësit që t’i mbushnin çantën me para. Ndryshe nga sa u raportua më herët që Fusha kishte arritur që të vidhte një shumë të konsiderueshme, burime për mediat bëjnë me dije së fundmi se ky plan i tij nuk është realizuar.

Kanë qenë efektivët e Komisariatit nr.2 ata të cilët kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë neutralizuar Fushën. Në vendin e ngjarjes efektivët kanë gjetur edhe një gëzhojë, ku dyshohet se në momentin që ky shtetas ka tentuar që të grabisë bankën ka qëlluar në ajër.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat.

Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit.

Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin.

 

Gazetarja Xhensila Kodra bën me dije se ngjarja ka ndodhur në  “Fibank”, ku njëri nga autorët mësohet se kanë qëlluar një herë me armë, pasi në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë.

Autori mësohet se nuk ka arritur dot të marr lekë, pasi është neutralizuar nga efektivët e Komisariatit nr. 2.

Kodra raporton se autori është vënë në pranga, ndërsa në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Blutë kanë ndërhyrë menjëherë, duke i nxjerrë armën e shërbimit dhe duke bërë të mundur arrestimin e tij në vendngjarje, raporton Euronews Albania.

Shiko
Published inBank

Comments are closed.