Bardhyl Fusha është autori i cili mesditën e kësaj të enjte arriti që të terrorizonte punonjësit dhe klientët të një banke të nivelit të dytë në kryeqytet, konkretisht në zonën e Pallateve Delijorgji.
Ky shtetas, i armatosur arriti që të futej brenda ambienteve të bankës së nivelit të dytë duke kërkuar nga punonjësit që t’i mbushnin çantën me para. Ndryshe nga sa u raportua më herët që Fusha kishte arritur që të vidhte një shumë të konsiderueshme, burime për mediat bëjnë me dije së fundmi se ky plan i tij nuk është realizuar.
Kanë qenë efektivët e Komisariatit nr.2 ata të cilët kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë neutralizuar Fushën. Në vendin e ngjarjes efektivët kanë gjetur edhe një gëzhojë, ku dyshohet se në momentin që ky shtetas ka tentuar që të grabisë bankën ka qëlluar në ajër.
Vijon…
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.
Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit.
Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin.

Comments are closed.