Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka marrë fjalën në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, në një moment kur opozita kishte bllokuar foltoren.
I detyruar të flasë nga vendi i tij në sallë, Balla u ndal tek aktakuza e fundit ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së, për të cilët janë kërkuar në total 180 vite burg.
Ai e cilësoi aktakuzën si të turpshme dhe theksoi se kërkesa për dënime kaq të rënda ndaj drejtuesve të UÇK-së bie në kontrast me mungesën e masave të ngjashme ndaj përfaqësuesve të ushtrisë serbe.
Sipas tij, kjo situatë kërkon një reagim të menjëhershëm nga Shqipëria. Si rrjedhojë ai i kërkoi Niko Peleshit që të ngarkojnë Igli Hasanit së bashku me Tritan Shehun për të përgatitur një deklaratë të përbashkët që të marrë mbështetjen e të gjitha palëve në Kuvend.
Përmes kësaj deklarate, sipas Ballës duhet t’i bëhet e qartë Prokurorisë Speciale se Shqipëria nuk mbështet kërkesën për dënimin me 180 vite burg të ish-krerëve të UÇK-së dhe nuk pranon, siç u shpreh a baltosjen e luftës së tyre.
“Për procedurë, sot jemi në një seancë, pak ditë nga një akt akuzë e turpshme. Ditën e hënë jemi njohur me akt akuzën e 4 udhëheqësve të UÇK. 180 vjet burg janë kërkuar ndaj udhëheqësve të UÇK, por që për asnjërin për personat e ushtrisë serbe nuk është marrë një masë e tillë.
Të ngarkojmë zotin Hasani dhe zotin Shehu e të përgatisin deklaratë që të gëzojë mbështetjen e të gjitha palëve për t’iu bërë të qartë Hagës që Shqipëria nuk e pranon një baltë të tillë. Kjo deklaratë duhet të miratohet menjëherë. Dhe ti që i ke shërbyer një jetë Serbisë, liroje atë foltore se le nam”, tha Balla kërkesë e cila u miratua më pas në Kuvend.

Comments are closed.