Skip to content

Askush se kuptoi? Ja çfarë fshihet pas sherrit të bujshëm tek Blendi Fevziu! Ja çfarë po ndodh mes Ramës dhe Kurtit

Përplasja Buzhala–Rexhaj nuk ishte thjesht show televiziv, por sinjal i rikonfigurimit të lobeve mediatike dhe afrimit Rama–Kurti nën regjinë e aktorëve të vjetër të pushtetit…

Debati i ashpër mes Berat Buzhalës dhe Albatros Rexhajt në emisionin e Blendi Fevziut ishte më shumë se një moment tensioni televiziv. Ai nxori në pah një lëvizje të thellë në raportet mediatike dhe politike mes Tiranës dhe Prishtinës. Shfaqja intensive e Rexhajt në studio, afrimi i dukshëm Rama–Kurti dhe roli i figurave si Baton Haxhiu tregojnë për një ripozicionim të pushtetit narrativ në hapësirën shqiptare. Në këtë lojë, disa aktorë dalin në plan të parë, ndërsa të tjerë mbeten jashtë skemës. Incidenti nuk ishte rastësi, por simptomë e një ndryshimi më të madh në ekuilibrat politikë dhe mediatikë mes dy kryeqyteteve.

Blendi Fevziu arriti ta bëjë të “nxehtë” të enjten, edhe pse nuk kishte një temë që “thyen rrjetin” në Shqipëri. Nuk trajtoi korrupsionin apo krimin, por një temë me përmbajtje të rëndësishme siç ishte gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, i cili zakonisht nuk gjeneron shumë klikime apo viralitet në rrjete.

Mirëpo, papritur gjithçka u bë eksplozive pas një përplasjeje të fortë mes Berat Buzhalës dhe Albatros Rexhajt. Njëri drejtues media në Prishtinë dhe “opinionist i vjetër” në Shqipëri; tjetri i njohur deri para pak kohësh vetëm si shkrimtar, poet dhe eseist, e tani i shfaqur si opinionist i rëndësishëm politik.

Përplasja e Beratit me Albatrosin, edhe pse kishte nota teatrale tipike për show-n e Fevziut, ku dihet se më shumë bujë bën të thyesh pianon sesa të luash Mozartin, në fakt ishte një sinjal i një ndryshimi të rëndësishëm në lobet politike dhe mediatike mes Tiranës dhe Prishtinës.

Mjafton të shikosh lëvizjet e Baton Haxhiut, një eminencë gri e pushteteve në Tiranë dhe Prishtinë, për të kuptuar se si zhvillohen këto ngjarje.

Një ditë para zgjedhjeve të 28 dhjetorit të vitit të kaluar në Kosovë, Baton Haxhiu u shfaq në studion e “Pressing” në T7, ku është rregullisht i ftuar, dhe parashikoi fitoren e Vetëvendosjes.

Ajo që ra në sy në qëndrimet e Batonit ishte mungesa e shqetësimit për këtë fakt. Madje ai shkoi edhe më tej, duke deklaruar se lidershipi i opozitës në Kosovë nuk e ka narracionin adekuat për të fituar zgjedhjet.

Batoni rezultoi i saktë; fjala i doli, pasi Albin Kurti fitoi shumicën absolute, si në zgjedhjet e vitit 2021. Por duket se kjo performancë e “Rasputinit” të pushteteve në Tiranë e Prishtinë kishte një prapaskenë tjetër.

Perdja e saj duket se u hap me aktorin e ri të skenës, Albatrosin, i cili zëvendësoi në “Rrethin Katror” Milaim Zekën, por jo vetëm. Ai shfaqet rregullisht në emisionet e mbrëmjes, nga Grida Duma te Fevziu e të tjerë. Në të gjitha këto studio, Albatrosi mban një qëndrim të fortë pro qeverisë së Edi Ramës.

Shkrimtari i njohur është një përkrahës i vjetër i Vetëvendosjes dhe i afërt me ministrin aktual të Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca. Prej më pak se një muaji, Albatrosi është thuajse kudo: në të gjitha televizionet e Tiranës dhe në shumicën e atyre të Prishtinës. I ngjan një personazhi të filmave fantastiko-shkencorë apo fumettit të famshëm “Flash Gordon”; edhe sikur të lëvizë me avion, duket sikur shfaqet në çdo studio.

E gjitha kjo tregon për një ndryshim të marrëdhënieve mes dy kontrolluesve të pushtetit në Tiranë e Prishtinë, Edi Ramës dhe Albin Kurtit, të cilët po japin sinjale të forta afrimi. Dhe këtu gjasat janë që “Rasputini” të jetë i njëjtë.

Ndërkohë, Albatrosi, i cili duhet thënë se është kthyer në “yllin televiziv të janarit”, ka hapur xhelozi, smirë dhe inate të shumta. Një nga viktimat e këtyre lëvizjeve duket se është Berat Buzhala, i cili në zgjedhjet e shkurtit mori përsipër të bëhej influenceri i Lumir Abdixhikut, ndërsa LDK dështoi rëndë. Në zgjedhjet e dhjetorit mbrojti Bedri Hamzën, i cili gjithashtu humbi.

Sipas të gjitha gjasave, incidenti i mbrëmshëm është thjesht frustrim nga lëvizja e fijeve të fundit nga Batoni, i cili duket se po afrohet edhe me Albinin, madje duke krijuar ura mediatike mes tij dhe Edi Ramës.

Ja kaq e thjeshtë./Pamfleti

 

Published inBank

Comments are closed.