Një tragjedi familjare ka ndodhur në një qytet në Brazil, ku një baba qëlloi dhe vrau dy fëmijët e tij dhe më pas kreu vetëvrasje pasi zbuloi tradhtinë e gruas së tij .
Konkretisht, 40-vjeçari Thales Machado, një zyrtar i lartë në shtetin e Goias, qëlloi dy djemtë e tij, 12 dhe 8 vjeç, kur zbuloi se gruaja e tij kishte një lidhje jashtëmartesore , pasi ra në zotërim të videos që e vërtetonte këtë.
Machado dyshoi për gruan e tij dhe punësoi një detektiv për ta monitoruar atë. Ai hasi në një video në të cilën gruaja e tij duket se po flirton me një burrë tjetër me të cilin, siç doli, ajo kishte një lidhje jashtëmartesore. Në fakt, videoja tregon gruan duke u puthur në një restorant me një burrë tjetër.
Sipas raportit, kur Machado siguroi pamjet filmike, ai shkoi në shtëpi dhe, me armën në duar, hapi zjarr në fytyrat e fëmijëve të tij dhe më pas e drejtoi armën nga vetja dhe kreu vetëvrasje.
Miguel Araujo Machado, dymbëdhjetë vjeç, vdiq pak pasi u shtrua në Spitalin Bashkiak Modesto de Carvalho. Benicio, tetë vjeç, u dërgua në Spitalin São Marcos në Itúbiara, ku vdiq disa orë më vonë. Lajmi ka shkaktuar emocione të thella në qytet dhe në të gjithë shtetin.
Machado ishtei martuar me Sara Tinoco Araujo, vajzën e kryetarit të bashkisë së Itúbiarës, Dioni Araujo, i cili mungonte në kohën e incidentit.

Comments are closed.