Konferenca e 62-të e Sigurisë në Mynih (MSC) ka nisur këtë të premte me politikëbërës nga e gjithë bota janë mbledhur në këtë ngjarje tre-ditore për të diskutuar sigurinë rajonale e globale dhe rendin ndërkombëtar.
Shqipëria, do të përfaqësohej nga kryeministri Edi Rama dhe disa anëtarë të kabinetit të tij, por për arsye të paqarta, delegacioni nuk po merr pjesë dhe është ende në Tiranë.
“Edi Rama sot që kishte prenotuar hotele, salltanete dhe bëhej gati komunikata të parafabrikuara të na dërgonte nga konferenca më e rëndësishme vjetore e sigurisë në botë, që është Konferenca e Mynihut, nuk shkoi dot. Ai dhe ekipi i tij nuk u nis dot për Mynih, e anuloi”, u shpreh ai nga selia blu.
Edhe përse nuk ka një reagim zyrtar nga Qeveria shqiptare se përse Edi Rama nuk ka udhëtuar drejt Mynihut, Sali Berisha është i sigurt në atë që thotë, madje duke falenderuar edhe europianët, të cilët sipas tij “janë zgjuar” pasi kanë parë vërshimin e demokratëve në bulevardin e Tiranës.
“Ky është një akt për të cilin do të shpreh mirënjohjen më të madhe të gjithë atyre që i refuzuan takimet narkodiktatorit të Tiranës. Të gjithë atyre që i anuluan takimet e fiksuara para vizitës së tij në Bruksel. Të gjithë atyre që e bënë me qëndrimet e tyre Edi Ramën mish të huaj, trup të huaj në atë konferencë dhe ia mbyllën dyert”, ka vijuar më tej Sali Berisha.
Mbetet për t’u parë nëse kryeministri dhe delegacioni shqiptar do të nisen në ditët në vijim drejt Gjermanisë, apo pjesëmarrja e Shqipërisë në Konferencën e 62-të e Sigurisë në Mynih (MSC), është anuluar vërtet..!

Comments are closed.