Një situatë e pazakontë është regjistruar nga qytetarët paraditen e kësaj të shtune në qendër të Tiranës, në zonën mes Bankës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse, ku një grua ka dalë në rrugë komplet e zhveshur.
Siç shihet dhe nga pamjet që sjell “JOQ Albania”, ajo qëllon makinat me grushta e shkelma, hipën mbi to duke rrezikuar jetën dhe bllokon qarkullimin.
Qytetarët, të ndeshur me këtë situatë aspak të zakonshme kanë ndarje pamje të ndryshe nga incidenti, sa nga ballkonët e shtëpi, edhe nga urbanët apo makinat me të cilat lëvizin në këtë zonë kyçe.
Paraprakisht, bëhet me dije se gruaja vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk mund të kontrollojë veprimet e saj.
Madje, në disa raste, ajo është shtrirë përsipër makinave dhe u është vënë këmba-këmbës qytetarëve që kalonin në trotuar dhe janë përpjekur ta largojnë nga rruga, sepse po rrezikon veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Comments are closed.