Para se të merrte vendimin ekstrem për të kapërcyer murin e shtëpisë dhe për të lënë përfundimisht garën, Kristi ka pasur një moment të fundit reflektimi me Selin, ku ka shpjeguar arsyet që e çuan në këtë pikë.
I zhgënjyer nga dinamikat e lojës dhe përplasja me Mirin, ai i ka rrëfyer banores se dëshira e tij e vetme ishte një përballje “kokë më kokë” në nominim, gjë që sipas tij ishte bërë e pamundur për shkak të përfshirjes së vazhdueshme të palëve të treta, si Rogerti.
“Mund të qëndroj dhe të mbaj këtë version… po prapë do jetë dhe ai tjetri, i treti, Rogerti. Kurrë nuk kemi për të qenë kokë më kokë të dy,” është shprehur ai i revoltuar.
Biseda është mbyllur me një deklaratë të prerë nga ana e tij: “Unë e kam marrë vendimin tim… Kam për të takuar Onon dhe do flas me të.”
Pas këtyre fjalëve, Kristi e ka puthur Selin në ballë dhe është drejtuar me vrap drejt murit, duke realizuar daljen e tij të papritur nga shtëpia.

Comments are closed.