Skip to content

I ngelur vetëm! Nuk e besoni çfarë zbuloi Miri në dhomën e rrëfimit për Selinën, por jo vetëm!

I mbështjellë me jorgan dhe në humor të mirë, Miri ka bërë një analizë të detajuar të situatës në shtëpinë e “Big Brother VIP” nga dhoma e rrëfimit, duke i ndarë banorët në dy kategori të qarta.

Sipas këngëtarit, shtëpia tashmë funksionon me dy fronte: ata që po shijojnë momentin dhe ata që, sipas tij, kanë humbur logjikën.

“Na dalin dy fronte: një front që po bën qejf, dhe një front që ka ik nga trutë,” – shprehet Miri, duke mos ngurruar të përmendë emrat e atyre që bëjnë pjesë në grupin e dytë.

Në listën e banorëve që “kanë lajthitur”, ai rendit: Gimbon, Gretën, Mateon, “Shën Fiku” dhe Brikenën.

Një koment të veçantë Miri e rezervoi për Kristin, për të cilin tha se është jashtë loje: “Kristi ka ik, nuk bën fare mo. Është jashtë linjës”.

Ndërsa për Selinën theksoi se edhe ajo është përfshirë në këtë vorbull: “Selin mbretëresha… ka ik mbretëresha. Ka rënë nga posti”.

Published inBank

Comments are closed.