Skip to content

Premtoi se do ti ndryshonte jetën! Mamaja e Stenaldos bën veprimin emocionues ndaj Luiz Ejllit (video)

Një moment mjaft emocionues është regjistruar ditën e sotme në studion e “BBVIP Fan Club”, ku e ftuar ishte zonja Flutura, mamaja e Stenaldos.

Mes lotësh, ajo ka shprehur një falënderim të ndjerë publik për Luizin, i cili gjatë vizitës së tij të shkurtër prej pak orësh në shtëpinë e famshme, tregoi një kujdes dhe afrimitet të veçantë me djalin e saj.

Dua ta falënderoj shumë Luizin, sepse të të thotë dikush që ‘ti më ktheve buzëqeshjen’ është gjëja më hyjnore në botë. Ne për këtë kemi nevojë, për një fjalë të mirë. Të thash, buzëqeshja.. dmth ti po jeton, të erdhi ky njeri dhe të nxori në pah dhe të dha forcë që të ecësh sa më shumë përpara” – u shpreh zonja Flutura e prekur.

Ajo vlerësoi pafund faktin që Luizi zgjodhi t’i qëndronte krah Stenaldos gjatë gjithë kohës, duke e mbështetur moralisht dhe duke e bërë të qeshë, një gjest human që sipas saj i kishte munguar Stenaldos brenda atyre mureve.

Kjo sjellje e fituesit të BBV2 ka lënë një shije shumë të mirë te familjarët e banorit, të cilët e kanë parë si një moment drite për djalin e tyre.

Published inBank

Comments are closed.