Skip to content

Kukës/ Nxënësi shkoi për të marrë topin tek shkolla e vjetër, muri i bie mbi…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Kukës, ku një nxënës shkolle ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, incidenti ka ndodhur në afërsi të godinës së ish-shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri”, e cila aktualisht ndodhet në proces rikonstruksioni nga një firmë ndërtimi.

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur i mituri është afruar pranë kantierit të ndërtimit për të marrë topin. Në momentin që i mituri është afruar, nga kati i tretë i godinës janë hedhur materiale inerte, të cilat kanë goditur atë, duke i shkaktuar plagë dhe dëmtime që kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.

Sipas burimeve, në zonën ku po kryheshin punimet mungonin masat e duhura të sigurisë teknike, si dhe izolimi i plotë i kantierit.

Fillimisht, i mituri është transportuar në spitalin e Kukësit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe dëmtimeve që ai ka marrë, është nisur më pas me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Sipas burimeve te Top Channel, incidenti nuk është raportuar nga Policia e Kukësit, duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën dhe procedurat e ndjekura në raste të tilla.

Nga ana tjetër, Inspektoriati i Punës ka ndërhyrë menjëherë, duke bllokuar punimet në godinë dhe vendosur shiritat e sigurisë.

Published inBank

Comments are closed.