Situata në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” ka eskaluar në mënyrë të frikshme ditën e sotme, duke sjellë përplasjen më të ashpër të këtij edicioni mes Mirit dhe Mateos.
Nga debatet verbale, dy banorët kanë kaluar në kontakte fizike kërcënuese, duke qëndruar kokë më kokë dhe duke sfiduar hapur njëri-tjetrin për të ndërmarrë veprime të dhunshme.
Debati ka degraduar në provokime ekstreme. Në pamjet e rënda, shihet Miri i cili i afrohet fizikisht Mateos duke i përsëritur vazhdimisht frazën: “Hajde mi prej veshët… hajde mi prej veshët!”.
Nga ana tjetër, Mateo nuk është tërhequr, duke e sfiduar Mirin ta godasë: “Hajde provoje shpullën… hajde gjuaje! Hajde gjuaje po deshe”.
Tensioni ka vazhduar me ofendime personale, ku Mateo e ka cilësuar Mirin si “pis” dhe “leckë”, duke i thënë se nga goja e tij del vetëm “llum”.
“Sa herë të flas unë, bzz, mbylle gojën! Ti je leckë… bën si gangster,” – i është drejtuar Mateo me tone të larta.
Përplasja ka qenë e fortë dhe është dashur prania e banorëve të tjerë dhe stafit për të shmangur një konfrontim fizik të pashmangshëm.

Comments are closed.