Skip to content

Aksident I RËNDË në vend! 6 të lënduar mes tyre një fëmijë 7-vjeçar

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar pasditetn e sotme në Mitrovicë, ku për pasojë kanë mbetur 6 persona të plagosur mes tyre edhe një fëmijë 7-vjeçar, i cili sipas raportimit të mediae kosovare është në gjendje të rëndë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 16:55, sipas zëdhënësit të Spitalit të Përgjithshëm Shpend Fazliu 5 nga personat e përfshirë në aksident vijojnë të marrin trajtimin në spitalin e përgjithshëm, ndërsa fëmija për shkak të gjendjes së rënduar është dërguar në QKUK, ku pritet të marrë kujdes më të specializuar mjekësor.

Ende nuk dihen detaje apo shkaqet që mund ta kenë sjellë këtë aksident.

Published inBank

Comments are closed.