Skip to content

LAJM I FUNDIT/Pjesë e grupit të Shullazit ! Humb jetën në mes të Tiranës 32-vjeçari (EMRI)

Humb jetën Egli Pashollari

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë., ku një i ri ka humbur jetën pas një konflikti me thika. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, në Tiranë.

Viktima është identifikuar si Egli Pashollari, 32 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, ai është përfshirë në një sherr me mjete prerëse, i cili ka përfunduar tragjikisht.Dyshohet se sherri ka ndodhur për shkaqe banale.

Deri më tani, nuk janë bërë publike detaje të plota mbi motivet e vërteta të konfliktit apo personat e tjerë të përfshirë. Nuk dihet nëse autori është identifikuar apo ndaluar nga autoritetet.

Policia pritet të japë një njoftim zyrtar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe hapat e ndërmarrë për zbardhjen e plotë të saj.

Burime  bëjnë me dije se 32-vjeçari njihej si pjesë e grupit të Emiljano Shullazit, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit apo autorëve të përfshirë.

Shiko në:
Published inBank

Comments are closed.