Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në Tiranë.
Raportohet për të shtëna me armë zjarri te ish Parku i Autobusëve, në zonën e njohur si Delijorgji.
Dyshohet se një person është plagosur në bark. Ai është dërguar menjëherë në një spital privat.
Nderkohe para pak minutash, nderkohe qe Tirana po pergatitet per nje proteste nje tjeter vrasje ka ndodhur
Humb jetën Egli Pashollari
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë., ku një i ri ka humbur jetën pas një konflikti me thika. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, në Tiranë.
Viktima është identifikuar si Egli Pashollari, 32 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, ai është përfshirë në një sherr me mjete prerëse, i cili ka përfunduar tragjikisht.Dyshohet se sherri ka ndodhur për shkaqe banale.
Deri më tani, nuk janë bërë publike detaje të plota mbi motivet e vërteta të konfliktit apo personat e tjerë të përfshirë. Nuk dihet nëse autori është identifikuar apo ndaluar nga autoritetet.
Policia pritet të japë një njoftim zyrtar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe hapat e ndërmarrë për zbardhjen e plotë të saj.
Burime bëjnë me dije se 32-vjeçari njihej si pjesë e grupit të Emiljano Shullazit, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit apo autorëve të përfshirë.


Comments are closed.