Prej fillimit të këtij muaji, vendi ynë është përfshirë nga reshje të vazhdueshme shiu, ndërsa sipas parashikimeve, kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe gjatë javëve në vijim.
“Dita e mërkurë do të sjellë ndërprerjen e reshjeve dhe uljen e temperaturave. Përgjatë këtyre gjatë këtyre dy ditëve në lartësitë 600 m mbi nivelin e detit do të kemi reshje dëbore në Alpe dhe në lindje. E enjtja rikthen reshjet në të gjitha qarqet. Edhe java e fundit të reshjeve do të mbyllet kështu. Do të jetë muaji mars ai që do të sjellë ndërprerjen e reshjeve dhe ajo qe konsiderohet si nje lajm nam eshte rikthimi i diellit”, theksoi Gjoni.
Sa i përket temperaturave për ditën e nesërme, ato parashikohen 9–10 gradë Celsius në zonat bregdetare, 6–9 gradë Celsius në zonat e ulëta dhe -1 deri në 4 gradë Celsius në zonat malore.
Ndërkohë, të mërkurën në zonat malore temperaturat minimale pritet të zbresin deri në -5 gradë Celsius, çka sipas Gjonit do të sjellë prezencë ngricash në rrugë. Për këtë arsye, drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.

Comments are closed.