Skip to content

Familjarët e Selin bëjnë deklaratën: “Rogerti na ka marrë lekë borxh”! Por Gruaja e tij reagon me një…

Kur Rogerti bëri hyrjen e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ai u shpreh se një nga arsyet ishte t’i “hapte sytë” Selinës për ta shkëputur nga Miri, pasi kjo po e dëmtonte në lojë.

Ai e justifikoi këtë përkujdesje me faktin se bashkëshortja e tij ishte mikeshë me tezen e Selinës, duke marrë kështu profilin e një njeriu që donte ta ndihmonte.

Por, duket se fasada ka rënë dhe e vërteta jashtë shtëpisë është krejtësisht ndryshe!

Vetë tezja e Selinës ka reaguar ashpër përmes një mesazhi të gjatë e sqarues (i cili u publikua edhe në emisionin “Fan Club”), duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet e banorit.

Në reagimin e saj, ajo thekson se i vetmi veprim që ka bërë Rogerti brenda shtëpisë ka qenë dëmtimi dhe denigrimi i figurës së mbesës së saj.

Ajo i kujton publikut akuzat dhe insinuatat e rënda e të papranueshme që ai ka ngritur kundër një vajze 23-vjeçare, duke përmendur fjalë si “Dubai”, “sugar daddy” dhe “rroba 10 mijë euro”.

Megjithatë, pjesa më shokuese e reagimit lidhet me një deklaratë shumë të ulët që Rogerti kishte bërë nëpër cepat e shtëpisë, ku shprehej se: “Familja ime ka mbajtur me bukë familjen e Selinit”.

Tezja e saj e ka përgënjeshtruar këtë në mënyrë drastike, duke zbuluar një të vërtetë bombastike që e kthen situatën përmbys.

Ajo thekson se kjo deklaratë është totalisht e pavërtetë, duke shtuar: “…kur në të vërtetë janë kërkuar para borxh nga familja jonë”.

Me këtë deklaratë, ajo jo vetëm që pastron imazhin e familjes së saj, por demaskon hapur Rogertin, duke kërkuar që familjet të mos përfshihen më në lojëra të tilla të ndyra.

Përplasja e fortë në distancë mes Rogertit dhe familjes së Selinës ka marrë një tjetër drejtim gjatë spektaklit “BBVIP Fan Club”.

Pasi tezja e Selinës publikoi një deklaratë bombastike ku pretendonte se familja e Rogertit i kishte kërkuar para borxh, e ftuar në studio ka qenë bashkëshortja e banorit për t’u përballur me këtë situatë.

Ndryshe nga sa pritej, ajo ka zgjedhur të mbajë një profil të qetë dhe të mos i hedhë më shumë “benzinë zjarrit”, duke treguar mirëkuptim për ngarkesën emocionale të familjarëve jashtë.

Lidhur me akuzat e drejtpërdrejta nga tezja e Selinës (të cilën ajo konfirmoi se e njihte), gruaja e Rogertit e anashkaloi me diplomaci çështjen e borxheve.

“Ideja është që unë nuk dua të bëj një ‘Big Brother’ jashtë, refuzoj ta bëj,” – u shpreh ajo prerazi.

Ndërsa për pretendimin financiar theksoi: “Për pjesën e parave borxh nuk do të doja të komentoja të them të drejtën, është diçka shumë private që mendoj se nuk i përket publikut.”

Ajo shtoi se për strategjinë e tij dhe qasjen ndaj Selinës apo banorëve të tjerë, do të duhet të përgjigjet vetë Rogerti kur të përfundojë rrugëtimin e tij.

Por si e justifikoi ajo frazën e rëndë të Rogertit, i cili i tha Selinës: “Familja ime e ka mbajtur me bukë familjen tënde”?

Sipas bashkëshortes së tij, gjithçka lidhet me një barrierë gjuhësore dhe një përkthim të gabuar të fjalëve nga ana e banorit, pasi ai është rritur jashtë shtetit.

“Rogerti ka një vështirësi të të shprehurit në shqip… shumë gjëra dalin shumë vrazhdë dhe shabllon për shkak të faktit se është rritur në një vend që flitet një gjuhë e huaj, ndonjëherë gjërat i përkthen gabim,” – shpjegoi ajo.

Ajo e zbuti deklaratën e tij duke i dhënë një kuptim tjetër: “Jam e bindur që nuk ka dashur të thotë atë, ka dashur të tregojë afrimitetin që kemi patur, siç themi ne në gjuhën popullore ‘kemi ngrënë bukë bashkë’, megjithatë e lëmë me kaq.”

Published inBank

Comments are closed.