Skip to content

E rëndë në Greqi! 64-vjeçari shqiptar, mik i familjes, futet fshehtas në shtëpi dhe u “kap” vajzën me aftësi të kufizuara

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kypseli të Greqisë, ku një 64-vjeçar shqiptar, është futur në shtëpinë e një 25-vjeçarje me aftësi të kufizuara dhe ka tentuar të abuzojë seksualisht me të. Dhe që prej atij momenti është në arrati.

Sipas raportimit të mediave greke, ai ishte një person i besueshëm për familjen madje i ndihmonte edhe me blerjet, ai dhe nëna e vajzës ishin njohur në kafenenë e kishës.

E ëma e së resë është shgprehur: “Shkova në farmaci për të marrë syze dhe sapo hapa derën, pashë atë mbi fëmijën tim. Ai vrapoi dhe u fsheh në tualet dhe unë e godita me gjëra. Më pas ai filloi të më godasë, të më shajë me fraza të pakuptueshme dhe të godasë vajzën time”

Fatmirësisht nga ekspertiza mjeko ligjore rezultoi se tek vajza nuk ka patur abuzim, por kjo nuk rrëzon poshtë tentativën e bërë e as tensionin psikologjik, e fizik, të së resë në momentet e ngjarjes.

Published inBank

Comments are closed.