Gazetari Sokol Balla ka lënë ambientet e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku u paraqit mëngjesin e sotëm.
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, Balla ka dalë nga ambientet e SPAK pa dhënë asnjë koment për mediat, duke zgjedhur të mos prononcohet lidhur me arsyen e paraqitjes së tij.
Burime për mediat bëjnë me dije se gazetari është pyetur në lidhje me dosjen “Balluku”, ndërsa deri më tani nuk ka detaje zyrtare mbi çështjen.
Më herët u raportua se Balla u paraqit i vetëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme dhe qëndroi për më shumë se një orë përballë prokurorit. Kjo ishte hera e parë që ai shkonte në Strukturën e Posaçme.

Comments are closed.