Skip to content

“Karma është k*rvë”, Baton Haxhiu “zbulon” ligjin e ri të PS-së: Asnjë shqiptar nuk do futet në burg nëse nuk

Analisti Baton Haxhiu ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku deklaroi se pritet të miratohet një ligj i ri që nuk do të lejojë më paraburgimin pa një vendim gjykate të formës së prerë.

Sipas tij, PS ka shprehur publikisht qëndrimin për vendosjen e një standardi të ri, si ai i Rumanisë, ku askush nuk mund të burgoset pa vendim gjykate të formës së prerë.

Gjithashtu ai kujtoi edhe situatën e ish-presidentit Ilir Meta, për të cilin u shpreh se “askush nuk ka folur për të dhe është turp që rri në paraburgim për dy vite”.

Po ashtu ai theksoi se në Shqipëri pa një vendim gjykate të formës së prerë nuk do të ketë më pezullime apo burgosje.

“Një qëndrim të PS, që e tha Balla sot, e ka thënë edhe ne publik, që socialistët do të vendosin standardin e Rumanisë, nuk ka më burg pa vendim gjykate të formës së prerë. Këtë ka vendosur PS për pezullimin dhe arrestimin. Ky do të jetë edhe në ligj.

Ne mund të diskutojmë për këtë. Nëse marrim standarded evropiane, të gjithë deputetët, të të gjithë parlamenteve, nuk mund të hetohen pa vendim të Parlamentit, asnjë. Hiq Luksemburgun. Në Shqipëri, prokurorët kanë të drejtë të hetojnë, pa marrë qëndrimin e Parlamentit. Mund të hetojnë pafund. Pse PS po e merr këtë vendim? Janë tre raste të paraburgimit të gjatë të njerëzve. “Karma is a bitch!” Standarded që kanë krijuar për Metën, duhet të përmirësohen. Askush nuk ka folur për Metën dhe është turp që rri në paraburgim për dy vite.

Çështja e pezullimit dhe burgosjes nuk do të ndodhë më në Shqipëri, pa vendim gjykate të formës së prerë”, tha Haxhiu.

Published inBank

Comments are closed.