Skip to content

Shkundi Parlamentin! 13-vjeçarja që i dha “leksion” politikanëve befason me reagimin: E gjitha ishte

“Unë uroj që në të ardhmen të jem një shembull i mirë për tu ndjekur dhe jo dikush që e humbet ndriçimin vetëm me kalimin e viteve”, i uroi sot Ambra e vogël, asaj Ambres së madhe pas disa vitesh.

Ambra Alimeta, e cila përgjatë dy ditëve të fundit ka tërhequr vëmendjen e publikut i dha një leksion të mirë deputetëve të cilët vetë ne i kemi zgjedhur me votë dhe kur dalin në foltore bëjnë “gëk-mëk” për hallet e qytetarëve të tyre.

Vogëlushja nga Elbasani, e cila është vetëm 13-vjeç ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka dhënë një mesazh të qartë për të rinjtë dhe politikën shqiptare. Në foltoren e Kuvendit ajo foli me maturi, duke treguar se edhe në një moshë aq të vogël mund të jesh shembull për të tjerët, më të mëdhenjtë.

Së fundmi ka qenë e ftuar në Vizion Plus ku përpos artikulimit perfekt, të tjera virtyte të Ambrës dolën në pah.

Ajo është nxënëse ekselente, padyshim, piktore, volejbolliste dhe autore e një libri. Ambra nuk përdor rrjete sociale dhe nuk ka celular personal, telefonin e përdor vetëm për detyrat e shkollës, me ndihmën e prindërve. Vogëlushja ka lexuar deri më tani 55 libra dhe ka një pasion të madh për dijen.

“U ndjeva shumë e lumtur dhe e emocionuar. Nuk mendova se do të kishte kaq jehonë për mua. Unë kam shumë pasion leximin. Është diçka që hap dyert e një universi shumë të bukur për mua. Kam një lidhje të veçantë me librin. Ka qenë miku im kur kam qenë e vetmuar, apo kur jam ndjerë jo aq e lumtur sa ç’jam sot këtu”, tha ajo, teksa më tej plot pasion u ndal dhe te fjalimi i saj në Kuvendin e Shqipërisë, të cilin e kishte shkruar vetë.

Sipas saj, kjo nismë,  “Një ditë në profesion”,  synon t’i ndihmojë nxënësit të njohin botën e profesioneve dhe të kuptojnë çfarë duan të bëhen në të ardhmen.

Sondazh

Published inBank

Comments are closed.