Protesta e banorëve të Rrjollit në Velipojë vazhdon, pasi mjetet e rënda të kompanisë private nuk janë larguar nga tokat e tyre, edhe pse Gjykata e Apelit u njohu pronësinë. Dje, togat e zeza i dhanë të drejtë një familje që protestonte, duke i njohur pronësinë e zonë mbi të cilën po kryheshin punime.
Me burrat e arrestuar nga Policia në tentativë për t’i intimiduar banorët e Baks-Rrjollit që të mos ngrihen në protestë, gratë e tyre kanë marrë në dorë kryengritjen dhe sot kanë ndalur punën e mjeteve të rënda.
Një nga protestueset, Lucjana Kokaj siç shihet edhe nga pamjet, është ngjitur mbi eskavator për të ndaluar punimet bashkë me një grua tjetër. Ato kanë vijuar për disa momente edhe te mjetet e tjera, me kërkesën që punonjësit të largoheshin.
Situata është tensionuar kur aty ka mbërritur sërish Policia e Shtetit, e cila në vend që të mbronte tokat e banorëve dhe të zbatonte vendimin e Gjykatës së Apelit, i ka larguar dhe i ka shoqëruar.

Comments are closed.