Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë në Itali, ku 20-vjeçari shqiptari shqiptar Riccardo Merkuri i dha fund jetës duke u mbytur në det, pasi më parë kishte dhunuar nënën Albana Kastriot në ditën e ditëlindjes së tij.
Babai i tij, Mario, gjatë një interviste për mediat italiane, ka deklaruar se Riccardo ishte shumë i lidhur me të ëmën dhe kjo e fundit e donte shumë dhe mbronte edhe kur ai gabonte.
“Nëna e tij e donte çmendurisht dhe, edhe kur gabonte, gjithmonë e mbronte”, tha ai.
53-vjeçari ka ngritur dyshimet se i biri i dha fund jetës, pasi ka qenë i bindur se e kishte vrarë të ëmën, e cila, në fakt, thjesht kishte rënë të fikët dhe më pas u shpëtua dhe u dërgua në spital, ku do t’i nënshtrohet një operacioni maksilofacial për një nofull të thyer.
Po ashtu Mario Merkutri pranoi se i riu kishte pasur disa probleme personale në lidhje me marrëdhënien e tij kohët e fundit
“Kishte pasur debate në të kaluarën, por asgjë që do të kishte çuar në atë që ndodhi të premten. I thashë që duhet të shkonim te një psikolog dhe ai tha se ishte gati të shkonte”, zbuloi babai.

Comments are closed.