Skip to content

Gjermanët i kthejnë shpinën Edi Ramës? Ilir Kulla zbulon arsyen e vërtetë të krisjes së madhe

Marrëdhëniet mes Tiranës zyrtare dhe Berlinit duket se kanë hyrë në një fazë të ftohtë, ndërsa flitet gjithnjë e më shumë për një izolim të kryeministrit Edi Rama nga partnerët gjermanë. Por çfarë fshihet realisht pas kësaj krisjeje në një nga boshtet më të rëndësishme të politikës së jashtme shqiptare?

Sipas ekspertit të sigurisë, Ilir Kulla thelbi i problemit nuk është personal, por qëndron te përplasja e vazhdueshme e mazhorancës qeverisëse në Shqipëri me sistemin e drejtësisë. Në një intervistë për emisionin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfletit”, Kulla theksoi se periudha kur kryeministri Rama jepte garanci për një anëtarësim të shpejtë në Bashkimin Evropian ka kaluar dhe partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht Gjermania, po shohin një mungesë të theksuar progresi. Ai shtoi se pakënaqësia gjermane nuk drejtohet vetëm ndaj një figure politike, por ndaj situatës së përgjithshme në vend.

Eksperti tha se një tregues i kësaj ishte edhe vizita e fundit e eurodeputetëve gjermanë, të cilët nuk zhvilluan takim as me liderin e opozitës, Sali Berisha, duke sinjalizuar se problemi shihet si sistemik për Shqipërinë.

Pjesë nga intervista: 

-Tani meqënëse ishim te Amerika, kalojmë tani tek Gjermania, do të thoja unë. Flitet këto ditë që ka një lloj izolimi të kryeministrit Edi Rama nga gjermanët. Qarqe pranë kryeministrit të Shqipërisë kanë ë bërë edhe sulme madje ndaj Gjermanisë këto ditë duke e quajtur vend super të korruptuar e tjerë e tjerë. Çfarë fshihet pas kësaj marrëdhënieje?

Ilir Kulla: E para edhe pa e parë unë ishin të mërzitur gjermanët shumë.

Po.

Ilir Kulla: Prit se po bëjmë gjëra të vogla. Të flasim.

-Po mirë, nuk ka vërtetësi, domethënë? Sepse unë kam lexuar edhe media të huaja, përtej Tiranës.

Ilir Kulla: Problemin, problemin real, problemi real qëndron në përplasjen e mazhorancës me, me sistemin e drejtësisë. Sigurisht që nuk jemi më para një viti kur zoti Rama jepte garanci që anëtarësimi në BE do të jetë shumë i shpejtë e të tjera e të tjera. Kemi ardhur tek ajo politika reale, por nuk se nuk e dinim që do të vinte politika reale. Problemet e, e, e të majtëve në Shqipëri me, me të, me këta të qendrës së djathtë në Gjermani,  kanë qenë edhe para, nëse të kujtohet në 2019-ën e të tjera, domethënë. Po. Por nuk është se ka ndryshuar ndonjë gjë të madhe sepse raporti i forcave është këtu, sepse në të njëjtën kohë ki parasysh që, është e vërtetë që gjermanët janë shumë të ftohtë, shumë të, le të themi të ashpër me, në përgjithësi me situatën në Shqipëri e të tjera e të tjera. Po erdhën këtu, erdhën eurodeputetët gjermanë që është niveli më i lartë ai që erdhën këtu. Nuk takuan as Berishën. Pra de facto e kanë me Shqipërinë. Tashi këto sulmet ndaj Gjermanisë janë vetëm naivitet politik. Tashi a janë individuale, a janë më të strukturuara, këtë s’e di, s’kam çfarë të them, po edhe s’ja vlen që të merresh me një gjë të tillë domethënë.

-Jo, po mirë, se përtej oqeanit janë amerikanët të rëndësishëm, në Europë sigurisht, gjermanët. Këto janë dy shtyllat kryesore ku mund të mbështetesh.

Ilir Kulla: Po pra, po çështja, çështja, ta thashë pra, çështja është që realisht të gjithë presin, të gjithë presin, që ky zotëria që është zgjedhur para një viti për mandatin e katërt, të qeverisë. Tashi, ky nuk qeveris, merr kohë për këtë, merr kohë për atë, shtyn këtë vendim e të tjera, dhe këta presin dhe thonë tashi këtu çfarë ka. Sepse, në momentin që ti je mohues dhe thua, domethënë, ti nuk mund të dalësh e të thuash që s’po priten rrugët në Shqipëri. Do. Sepse, ai është mohues për çdo gjë. Mohues për korrupsionin, mohues për krimin, mohues për këtë, mohues për atë, mohues për. Tashi, ky është mandatuar të qeverisë, nuk është mandatuar të jetë, të bëjë karakterin e, të jetë bloger. Ky është mandatuar të qeverisë dhe qeverisja ka kostot e veta, ato që ka, se ndryshe e bënte gjithkush. Është mandatuar të marrë vendime. Jo për këtë, jo për këtë, jo për atë, jo për atë, jo për atë. Kush e ka fajin atëherë? Kështu që normal, ti çfarë pret? Pret që t’ia duartrokasin? Normale që s’ia duartrokasin. Dhe në mënyrë të veçantë me këta, me gjermanët, se ai ka pasur gjithmonë marrëdhënie më të ashpra. Janë të largëta kohët që e priste Merkeli sikur ta kishte vëlla të vogël e të tjera e të tjera. Po s’është më as Merkeli, s’është më e njëjta Gjermani, bota ka kriza të tjera. E aq më tepër, nuk është më Ukraina lëndë e parë e politikës ndërkombëtare, se vende si Shqipëria, Maqedonia, Kosova duheshin në atë koalicionin e gjerë antirus. Si Rusia dhe Amerika kanë një fizionomi tjetër, temat janë të tjera. Kështu që, mos presim që ka ndonjë humor shumë të madh pozitiv. Jo vetëm me ne ë, po edhe me të tjerët. Në raport me zgjerimin nuk ka humor pozitiv. Pra, forcat politike që janë në Gjermani, se ndryshe rritet AfD-ja në Gjermani. Nuk është se janë objektive dhe duan një zgjerim të shpejtë. Kështu që, prandaj të them që është një moment në të cilin reflektimi më i mirë ndoshta do të ishin sigurisht zgjedhjet e parakohshme.

Published inBank

Comments are closed.