Vizita e fundit e Kryeministrit Edi Rama në Uashington në kuadër të samitit të Bordit të Paqes dhe fjalimi i tij për ish-krerët e UÇK-ës, u shit me shumë pompozitet dhe nota nacionalizmi nga njerëzit përreth tij.
Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla në një intervistë për emsionin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të Pamfletit, theksoi se përtej takimeve publike, vizita e Ramës u karakterizua nga mungesa e takimeve zyrtare në institucionet kyçe si Shtëpia e Bardhë apo Departamenti i Shtetit.
Sipas tij, heshtja totale e ambasadës amerikane në Tiranë lidhur me këtë vizitë shihet nga ai si një sinjal i qartë për një “ngërç” në marrëdhëniet diplomatike, një lloj “linje shtetërore” që tregon ftohje nga pala amerikane, pavarësisht fasadës së takimeve në grup.
Në qendër të vëmendjes, sipas Kullës, ishte fjalimi i Ramës ku ai mbrojti kauzën e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Kjo lëvizje sipas tij, interpretohet si një “operacion imazhi” i kalkuluar, ku Rama përdori “fjalën në momentin e duhur”, duke përmendur edhe emrin e prokurorit special Jack Smith për të krijuar impakt maksimal. Kulla thekson se kjo ishte një përpjekje për të shkruar një faqe pozitive në histori për veten e tij, sidomos duke pasur parasysh se në të kaluarën si PS ashtu edhe PD kanë qenë mbështetëse të ngritjes së kësaj gjykate.
Kulla argumenton se procesi gjyqësor në Hagë është i pakthyeshëm dhe fjalimet nuk mund ta ndryshojnë rrjedhën e tij. Në vend të kësaj, manovrimi shërben për të tërhequr vëmendjen nga problemet e brendshme urgjente në Shqipëri, si mungesa e përgjegjësisë për shembjen e akseve rrugore.
Pjesë nga intervista:
-Ka pasur një dilemë nëse kryeministri Rama do të mund të shkonte në Shtëpinë e Bardhë, ju thatë jo, megjithatë në Washington shkoi dhe presidentin amerikan e takoi.
Ilir Kulla: Po e para njëherë unë s’të kam thënë që s’do të takojë ndonjëherë presidentin amerikan, e dyta s’të kam thënë që s’do të shkojë në Washington, se unë s’jam përfaqësues i opozitës. Këtu ka vetëm një njeri që nuk shkon dot në Washington dhe është në listën e zezë, dhe ai është në krye të opozitës. Dhe kjo është edhe dobësia më e madhe e opozitës shqiptare. Por në shtëpi të bardhë nuk shkoi, madje as në departamentin e shtetit nuk shkoi. Duket qartë që sot ne kemi një ngërç. Dhe jo vetëm aq, por u përsërit dhe ajo që u bë herën e parë që Parlamenti i Shqipërisë votoi dhe ministrja e Jashtme mos gaboj, ratifikoi, çoi dhe letrën për pjesëmarrjen në në bordin e paqes. Kryeministri shkoi dhe mori pjesë në takimin e bordit të paqes. E prapë ambasada amerikane në Tiranë nuk ka lëshuar as dy rreshta në për praninë, për këtë mbështetje, asgjë. Asgjë, hiç komunikim. Sikur ke shkuar ti dhe unë në Washington.
Do të thuash ti e bën kjo ambasadës amerikanë? Jo, është linjë shtetërore. Dhe këtë këta e dinë mirë. Pra, këtu ka një ngërç të madh. Dhe ngërçi ku vjen? Vjen pikërisht për shkak të kësaj situate. Mendoj që Rama ka akoma shanse, sepse duke qenë që është i vetmi lider i zgjedhur që është akoma në detyrë dhe nuk ka akuza e të tjerë e të tjerë, përveç akuzave publike që janë normale në politikën shqiptare që mua më duken absurde që të jetë kështu domethënë në historinë e politikës shqiptare, po s’kemi çfarë të bëjmë. 35 vjet ç’të punë kanë bërë këta? Kanë qenë njëri në pushtet, janë marrë me familjen e tjetrit, ka ardhur tjetri, janë marrë me familjen e tjetrit dhe për mua marrja me gruan, me fëmijët e me këto gjëra ka qenë gjithmonë gjëja më e poshtër e politikës. Janë marrë me ndjesë pastë Fatos Nanon, janë marrë me familjen e Metës kur ishte kryeministër, janë marrë me me familjen e Berishës, tani merren me familjen e Ramës, dhe anasjelltas, por kjo është ngjyra e pistë që ka politika në Shqipëri.
Por nga ana tjetër, shkoi, nuk shkoi në shtëpi të bardhë, që nuk shkoi. Mori, s’mori pjesë në, atje në bordin e paqes. Ë, nuk shkoi, nuk shkoi në departament të shtetit, që nuk shkoi. Ë, shkoi, nuk shkoi në samitin e Mynihut që nuk shkoi, shkoi, nuk shkoi në Davos që nuk shkoi. Këto gjëra nuk kanë rëndësi. Ne kemi një problem këtu në vend. Domethënë kryeministri të dalë dhe i bën avokat në vend që, po të isha unë kryeministër, të gjithë ata linjën, se meqë ministren e pezulloi, ë, Kushtetuesja. Kushtetuesja. Të gjithë ata linjën e drejtorëve që dolën dje dhe mbanin fjalime aty, sigurisht ishin drejtorë që vinin nga planeti Mars, jo sikur ishin në Shqipëri dhe ishin ata përgjegjës. Unë si kryeministër do t’i kisha shkarkuar dje dhe do t’i kisha çuar të gjithë për ndjekje penale dje. Se nuk është normale që një rrugë që i ka mbijetuar ë, Perandorisë Osmane, fashizmit, nazizmit, komunizmit, 35 viteve, del dhe prishet dhe bie komplet rruga kështu. Dhe nuk bie vetëm ajo rrugë, bien rrugët kudo që janë bërë të vjetra dhe të reja.
– Po, tre raste.
Ilir Kulla: Tani, këto përgjegjësi do t’i mbajë dikush? Se nuk është se njerëzit po kërkojnë, ku di unë, kanë ndonjë mllef apo kanë ndonjë dëshirë për të shkuar me. Jo, por kryeministri e tha qartë, reagoi. Folësi 1: Çfarë tha? Folësi 2: Asnjë përgjegjësi, zero përgjegjësi.
-Po shumë mirë pra, ky, qeveria dhe firmat.
Ilir Kulla: Ky vazhdon po i bën avokatin këtyre, po vazhdon i bën avokatin oligarkëve, drejtuesve të paaftë, një pjesë e tyre janë të korruptuar, këtë e thotë korrupsioni, nuk e them unë, por e thotë, ë, thonë institucionet e drejtësisë. Ndërkohë që ka një hetim nga prokuroria e Elbasanit pikërisht për këtë gjë. Tani, ky është problemi që ka kryeministri. Ky kryeministër duhet të kuptojë që është atje për të qeverisur. Jo për të bërë podkaste. Se në momentin që të ndodhë një gjë e tillë, kurdo të ndodhte, në cilëndo kohë, në çfarëdo lloj vendi, ka ca përgjegjësi, qoftë edhe për paaftësi. Ore zotëri më fal, ti mund të jesh shumë djalë i mirë ose mund të jesh shumë vajzë e mirë që je një drejtore atje, po hap krahun se këtë gjë s’di ta bësh, do vijë dikush tjetër këtu. Se nuk nuk mbaruan njerëzit shqiptarë. Aq më tepër Partia Socialiste që është parti e madhe, ka lloj-lloj drejtuesish. Kjo, ky është ngërçi që ka sot për sot.
-Tani, ju e thatë që në Washington nuk shkelin në departamentin amerikan të shtetit Edi Rama, sikurse ndodhi me Vjosa Osmanin për shembull. Po ashtu.
Ilir Kulla: Po mirë mo ky është problemi i axhendës. Problemi është që këto gjëra s’kanë ndodhur. Këto gjëra nuk kanë ndodhur. Jemi në këtë situatë faktike. Ai shkoi, mori pjesë, takimi ishte publik, ishin dhe 40 liderë të tjerë. Tani, fjala e Ramës… Ambasada, ambasada nuk reagoi. Okay. Në Shtëpi të Bardhë nuk shkoi. Fjala e Ramës që u fokusua tek ish-krerët e UÇK-së në Hagë dhe procesi gjyqësor ndaj tyre. Madje pati dhe një episod të shkurtër tek a tek, pastaj u bashkua dhe Osmani me presidentin Trump pikërisht për këtë çështje, të paktën nga leximi i buzëve. Ë, çfarë komenti ke për këtë zgjedhje të Ramës? Çfarë komenti të kem? Shiko, ai një gjë ka patur në jetën e vet që e ka pasur sipërore karshi të tjerëve. Ë, komunikimin publik dhe goditjen me fjalën në momentin e caktuar. Mos harroni, nëse ka një gjë për të cilën Trumpi e ka fiksuar emrin e këtij zotërisë, ne jemi një vend shumë i vogël që të fiksojë dikush. Lidhet pikërisht me faktin se ai gjithmonë ka thënë fjalën e fundit të parën. Si atëherë kur tha që do ishte turp për botën që të bëhej Trumpi president. Po, po, në CNN po. Mirë do ishte të mos e thoshte, se së pari nuk po e pyeste kush, po donte t’i binte në sy atyre që ata mendonin në atë kohë, po në atë kohë edhe Lul Basha edhe PD-ja mendonin që do vinte prapë Hillary Clinton.
Madje, turpi ishte që këta të PD-së ishin të ftuar në konventën republikane dhe nuk shkuan, shkuan në konventën e Clinton-it. Këta, këta rusët e PD-së, këta janë që e kanë bërë atë punë në 2016-ën, para 10 vjetësh. Pra, Rama e di që kur të shkojë atje, do, do ndikojë me një fjalë. Dhe fjala, emri kyç ishte emri i Jack Smith-it. Po, po sigurisht. Prokurorit. Por, nuk jemi, Shqipëria nuk është Amerikë. Shqipëria është një vend ku institucionet janë shumë të forta. Aq më tepër institucionet e drejtësisë, se prokuroria, policia, shërbimet e të tjerë, ka, Amerika është shtresa shtresa. Dhe, të gjithë këta që sot përmendin gjykatën, gjykatën, Gjykatën Speciale këtu, Gjykatën Speciale atje. PD dhe PS, se janë dhe këta të tjerët, që mos i. Të gjithë këta ishin partizanët e Prokurorisë së Posaçme në Kosovë. Janë deklarata publike në atë kohë ë? Jo sot. Tashmë kur kjo gjë ka ndodhur, Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar për dënimet atje. Pra, procesi, procesi i gjyqit ka mbaruar dhe ata i kanë bërë gjashtë vjet burg. Këshilltarë të zonjës Osmani apo njerëz të partisë së zonjës Osmani, sepse po të çosh dosjet, mund të flasim pasi të dali dënimi, mund të bëjmë një emision komplet për për procesin e Hagës.
Akuzat kryesore që i bëhen atyre zotërinjve që janë në Hagë, vijnë nga partia e zonjës Osmani. Dhe nga njerëz shumë të ngushtë lidhur me zonjën Osmani. Pra, kanë shkuar, kanë dëshmuar njerëzit në gjykatë kundër ë, nuk janë. Tani, të gjithë kanë një lloj sens faji, po ç’bëre unë e di. Dhe Rama gjeti momentin që në histori të thuhet se unë shkova dhe thashë në Amerikë me zë të lartë që duhet mbrojtur këta në Hagë. Por realisht, ajo gjykatë nuk mund të zhbëhet më, ajo prokurori nuk mund të zhbëhet më, ai gjykim nuk mund të zhbëhet. Rama thjesht bëri një operacion imazhi për të rënë në sy. Se çfarë do të thoshte? Për çfarë do fliste? Bëri një operacion imazhi, e bëri bukur, goditi në shenjë, por pa asnjë lloj efektiviteti.

Comments are closed.