Skip to content

Po ia fusim njëri tjetrit! Edi Rama ndaj deputetëve! Kush është MINISTRJA E SHPALLUR NON GRATA nga RAMA

“Çfarë është kjo punë!!? Ne, socialistët ia fusim njëri-tjetrit. E papranueshme! Duhet të jemi bashkë!”

Këto kanë qenë disa nga fjalët me të cilët kryeministri Edi Rama u është drejtuar deputetëve dhe ministrave socialistë, mëson newsbomb.al, me të cilët po zhvillon takime me dyer të mbyllura prej më shumë se 9 orësh në Pallatin e Brigadave, të Rruga e Elbasanit.

Fjalë që janë shoqëruar më pas me vendime të befasishme që kanë prekur gjysmën e kabinetit qeveritar, me emërime, largime e rotacion në pak dikastere.

NDRYSHIMET E BEFASISHME/ Lamallari ikën nga Drejtësia, Toni Gogu merr postin e rëndësishëm, Pirro Vengu lirohet nga detyra, Energjitikën do e drejtojë Enea Karakaçi (EMRAT)
Siç ka mësuar ekskluzivisht redaksia, Edi Rama u ka thënë në sy të vetëve pakënaqësitë e krijuara gjatë punës së tyre në dikastere të rëndësishme, por edhe “shitjen” e shokëve të partisë që ata kanë bërë në selitë diplomatike të Tiranë.

“Ju shkoni në dyert e ambasadave dhe shani njëri-tjetrin. Kjo është e papranueshme! Ne duhet të jemi bashkë” ka qenë fraza që Edi Rama ka përsëritur në Pallatin e Brigadave, duke ju drejtuar një prej ministreve të tij, e cila sot është përfundimisht jashtë kabinetit.

Bëhet fjalë pikërisht për Elisa Spiropalin, për të cilën newsbomb.al ka raportuar edhe pak ditë më parë se zyrtarisht ajo është shpallur “non-grata” nga Edi Rama. Kryeministri nuk i ka kursyer pakënaqësitë publike për të, ndërsa me dyer të mbyllura ka qenë edhe më i ashpër.

“Ç’është kjo punë?! Ne socialistët ia fusim njëri-tjetrit”, është shprehur më tej kryesocialisti, duke ju referuar edhe zhvillimeve në selitë diplomatike.

Ndryshe nga kritikat për anëtarët e kabinetit, Edi Rama është përpjekur të jetë më i afërt me deputetët, të cilëve u ka thënë se “duhet të jemi bashkë”, duke theksuar se edhe ai do të reflektojë edhe “do t’i dëgjojë më shumë”.

Newsbomb.al mëson se ndërsa është përpjekur të jetë më i afërt me deputetët dhe është zotuar se do t’i dëgjojë më shumë, Edi Rama nuk ka pranuar të dëgjojë asgjë nga Elisa Spiropali, të cilës në fund të diskutimeve i hoqi edhe Ministrinë.

© Ky artikull është ekskluziv i redaksisë së portalit Newsbomb.al dhe lejohet ribotimi vetëm duke cituar burimin.

Published inBank

Comments are closed.