Skip to content

Nxorri jashtë loje Spiropalin dhe futi dy ministra tentakula të saj! E keqja sapo nisi, ja çfarë e pret Ballukun me 5 mars

Riformatimi i kabinetit nga kryeministri Edi Rama në nisje të mandatit të katërt nuk ngjan me një rifreskim vizioni, por me një operacion skandalesh politike. Largimi i Belinda Balluku nga posti i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë vjen në kulmin e debatit për imunitetin e saj. Në vend që të përballet drejtpërdrejt me kërkesën për hapjen e rrugës ndaj drejtësisë, shumica zgjedh një lëvizje kozmetike, heq titullin, por jo ndikimin. Kjo krijon perceptimin e një sakrifice të kontrolluar për të ulur zhurmën publike, jo për të vendosur standard të ri llogaridhënieje.

Përplasjet e përfolura mes Ballukut dhe Elisa Spiropali nuk ishin thjesht çështje stili, por betejë për territor politik brenda shumicës. Largimi i Spiropalit nga diplomacia shihet si spostim në këtë duel të brendshëm, ku kryeministri ka zgjedhur të ruajë ekuilibrin duke prerë një hallkë dhe duke zhvendosur tjetrën.

Shpesh herë ka patur konflikte mes dy socialisteve për shkak se Spiropali dërgontë informacion ndërkombëtarëve dhe kjo e fundit ishte halë në sy për Ballukun. Emërimi i Albana Koçiu si zëvendëskryeministre dhe kalimi i Enea Karakaçi në krye të Infrastrukturës nuk sinjalizojnë reformë, por menaxhim lojalitetesh. Nuk kemi një riorganizim mbi bazë performance, por një ridekorim të së njëjtës strukturë besnikërish.

Ironia më e madhe qëndron te fakti se dy njerëz të afërt me Ballukun jo vetëm që nuk u larguan, por u promovuan. Karakaçi merr dikasterin që ajo drejtonte, ndërsa Ermal Nufi, deri dje drejtor i kabinetit të saj, emërohet Ministër i Mbrojtjes, një nga postet më sensitive të shtetit. Kjo e bën të vështirë të besohet se kemi të bëjmë me distancim real. Më shumë duket si një rokadë për të mbajtur nën kontroll situatën deri në votimin për imunitetin që do të zhvillohet më 5 mars. Nëse shumica refuzon ta heqë atë, atëherë kjo “fshesë” do të mbetet në histori si një manovër për të shpëtuar figurën, jo për të pastruar përgjegjësinë politike.

Published inBank

Comments are closed.