Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë publike, duke akuzuar se Ergys Agasi ka pasur një zyrë ku, sipas tij, janë kryer veprime të turpshme. Gjatë fjalës së tij, Berisha nënkuptoi se bëhet fjalë për orgji dhe pretendoi se ekzistojnë materiale filmike dhe fotografike që, nëse do të bëheshin publike, do të kishin pasoja të rënda politike.
Ai deklaroi se në këtë ambient, sipas tij, kanë frekuentuar rregullisht gjyqtarë, prokurorë, policë, ministra dhe zyrtarë të lartë. Sipas Berishës, materialet e pretenduara përfshijnë një numër të madh videosh dhe fotografish me përmbajtje që ai e cilësoi si të turpshme.
“Degradimi ishte në shkallë ekstreme. Janë një kamion me video dhe fotografi, nga më të turpshmet. Që janë të implikuar nga Rama dhe të tjerë poshtë. Ajo zyrë është frekuentuar rregullisht nga gjykatës, prokurorë, policë, ministra dhe zyrtarë. Ajo zyrë do të mbetet turpi më i madh. Po të publikohen ato Edi Rama nuk del më nga shtëpia.”- tha ai.
Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar lidhur me këto akuza.

Comments are closed.