Skip to content

Ja si e arritën! Donald Trump shpall fundin e Khameneit: Një nga njerëzit më të këqij në histori ka vdekur!

Trump konfirmon vdekjen e Liderit Suprem të Iranit…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, ka konfirmuar se Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka vdekur.

Në “Truth Social”, Trump e cilësoi Khamenein si “një nga njerëzit më të këqij në histori” dhe tha se vdekja e tij përfaqëson “drejtësi për popullin iranian, për amerikanët dhe për shumë vende të tjera”. Ai shtoi se operacioni u realizua falë sistemeve të avancuara të inteligjencës dhe bashkëpunimit të ngushtë me Izraelin.

Presidenti amerikan deklaroi se disa drejtues të tjerë iranianë janë vrarë gjatë operacionit dhe se bombardimet “e sakta dhe të përqendruara” do të vazhdojnë gjatë javës ose për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të arritur objektivin e shpallur, që sipas tij është “paqja në Lindjen e Mesme dhe në botë”.

Trump gjithashtu pretendoi se pjesë të Gardës Revolucionare iraniane dhe forcave të sigurisë nuk duan më të luftojnë dhe po kërkojnë imunitet. Ai deklaroi se ka ofruar mundësinë e imunitetit për ata që dorëzohen, duke paralajmëruar se në të kundërtën do të përballen me pasoja të rënda.

Postimi i plotë

Khamenei, një nga njerëzit më të këqij në histori, është i vdekur. Kjo nuk është vetëm drejtësi për popullin e Iranit, por për të gjithë amerikanët e mëdhenj dhe për njerëzit nga shumë vende të botës që janë vrarë ose gjymtuar nga Khamenei dhe banda e tij e kriminelëve gjakatarë.

Ai nuk arriti t’i shmangej inteligjencës sonë dhe sistemeve tona shumë të sofistikuara të gjurmimit dhe, duke punuar ngushtë me Izraelin, nuk kishte asgjë që ai, apo drejtuesit e tjerë që janë vrarë bashkë me të, mund të bënin.

Kjo është mundësia më e madhe për popullin iranian që të rimarrë vendin e tij. Po dëgjojmë se shumë nga IRGC-ja e tyre, ushtria dhe forcat e tjera të sigurisë e policisë, nuk duan më të luftojnë dhe po kërkojnë imunitet nga ne. Siç thashë mbrëmë: “Tani mund të kenë imunitet, më vonë do të kenë vetëm vdekje!”

Shpresojmë që IRGC-ja dhe policia të bashkohen në mënyrë paqësore me patriotët iranianë dhe të punojnë së bashku si një njësi për ta rikthyer vendin në madhështinë që meriton. Ky proces duhet të nisë së shpejti, pasi jo vetëm vdekja e Khameneit, por edhe vendi është, brenda vetëm një dite, shumë i shkatërruar dhe madje i rrënuar.

Bombardimet e rënda dhe të përqendruara do të vazhdojnë, pa ndërprerje gjatë gjithë javës ose për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të arritur objektivin tonë të PAQES NË TË GJITHË LINDJEN E MESME DHE, NË FAKT, NË TË GJITHË BOTËN!

Faleminderit për vëmendjen tuaj për këtë çështje.

PRESIDENT DONALD J. TRUMP

Published inBank

Comments are closed.