Skip to content

E bujshme! Sali Berisha i kërkon largimin me mijëra protestues, Edi Rama i bën përgjigjen që na la pa fjalë

Kryeministir Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën që po mbahet në kryeqytet nga opozita, ku gjatë marshimit të tyre kanë hedhur molotovë dhe kanë djegur kazanët e mbeturinave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar pamje nga ajo që po ndodh në Iran, duke i vendosur paralelisht me situatën e krijuar aktualisht në Tiranë gjatë protestës së thirrur nga opozita.

Në mesazhin e tij, Rama ka zgjedhur të përgjigjet në mënyrë ironike ndaj aksionit të opozitës, duke e lidhur situatën në vend me zhvillime ndërkombëtare dhe duke theksuar kontrastin mes, pozicionimit të Shqipërisë në arenën globale dhe asaj që po ndodh në rrugët e Tiranës.

“Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës”, shkruan kryeministri.

Reagimi i tij vjen në një moment kur protesta, e nisur fillimisht para ambienteve të Kryeministrisë, është shoqëruar me tensione dhe incidente, përfshirë përdorimin e molotovëve dhe ku nuk kanë munguar as djegia e kazanëve të mbeturinave.

Published inBank

Comments are closed.