Skip to content

Momenti kur raketat “çajnë” qiellin mbi Dubai, çifti i shqiptarëve mbetet i bllokuar në aeroportin ndërkombëtar të Kuvajtit (PAMJE)

Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar gjatë orëve të fundit, pas sulmeve të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndaj objektivave në Iran dhe kundërpërgjigjes së menjëhershme të Teheranit ndaj bazave amerikane në rajon. Një zinxhir goditjesh që ka përfshirë qytete, baza ushtarake dhe infrastrukturë civile, duke e zhvendosur përplasjen në zemër të Gjirit Persik.

Pamjet dramatike që qarkullojnë në rrjet tregojnë momentin kur një raketë balistike “çan” qiellin mbi Dubai dhe përplaset në zonën luksoze të Palm Jumeirah. Shënjestra rezultoi hoteli Fairmont The Palm, i cili u përfshi nga flakët pas shpërthimit të fuqishëm.

Sipas autoriteteve lokale, katër persona mbetën të plagosur dhe u transportuan menjëherë në spital, ndërsa Mbrojtja Civile njoftoi se zjarri u vu nën kontroll pas ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve të emergjencës.

Por sulmet nuk kursyen as aeroportin ndërkombëtar të Kuvajtit. Një dron goditi “Kuëait International Airport”, ku të palgosur mbetën disa punonjës. Lajmi u konfirmua nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil, e cila bëri me dije se protokollet emergjente u aktivizuan menjëherë dhe zona u sigurua.

Brenda terminalit u përhap panik, ndërkohë që videot e siguruara nga dëshmitarët tregojnë pasagjerë të alarmuar dhe punonjës sigurie që udhëzojnë njerëzit drejt zonat më të sigurta.

Në momentin që dhe ndodhi sulmi, sipas JOQ dhe një mesazhi të mbërritur në redaksinë e tyre, në aeroport ndodhej dhe një çift shqiptarësh. Ata  kanë bërë me dije se kanë mbetur të bllokuar, ndërkohë që deri më tani nuk kanë asnjë informacion nga ambasada shqiptare.

“Përshëndetje, kemi një video nga sulmi në aeroportin e Kuvajtit. Jemi bllokuar këtu dhe nuk kemi asnjë informacion nga ambasada shqiptare. Jetojmë dhe punojmë në Kuvajt. Donim të largoheshim sepse u ndezën sirenat e luftës. Pati shpërthime. Para rreth 40 minutash u sulmua aeroporti kryesor. Shumë punëtorë patën lëndime. Ne jemi kthyer në shtëpi dhe fatmirësisht nuk kemi pësuar lëndime”, thuhet në mesazhin që ka mbërritur pranë redaksisë së JOQ.

Në të njëjtën kohë, edhe Katari ka reaguar duke pezulluar përkohësisht lundrimin në ujërat e tij territoriale, pas sulmeve iraniane ndaj bazave amerikane në Gjirin Persik, përfshirë bazën Al-Udeid pranë Dohas.

Published inBank

Comments are closed.