Skip to content

Banori: Na duhet një rimorkio me nuse, ja çfarë po na u ndodh djemve

Gazetari Xhensil Shkëmbi këtë të diele në emisionin “Njerëzit e fshatit” në Euronews Albania ka zbuluar realitetin me të cilin përballen në përditshmëri banorët e Devollit përkatësisht në fshatin Vishocica.

Sipas gazetarit disa banorë ankohen se nuk kanë ngelur njerëz nëpër shtëpi dhe disa të tjerë ankohen se fëmijët u kanë ikur dhe nuk kthehen më pas. Ai shton se banorët shprehen se as nuset nuk shkojnë më në fshatin e tyre.

Në një intervistë me një nxënës të fshatit Vishocica, mësohet se në shkollë janë vetëm 10 nxënës. Në klasën e adoleshentit janë dy nxënës ndërsa pjesa tjetër janë nga kopshti dhe klasat e tjera. Në këtë shkollë japin mësim 8 mësues.

“Unë jam në klasë të nëntë. Vetëm në klasë të nëntë jemi dy veta. Pastaj ka edhe klasa të tjera. Në shkollë jemi 10 veta dhe 8 mësues”, tha ai.

Një banor tjetër shton se tokat kanë mbetur djerr pasi askush nuk i mbjell pasi kanë shpenzime të shumta. Ai shton se në fshat nevojitet një rimorkio me nuse pasi kanë mbetur djemtë pa u martuar. Banori theksoi se nëse do të kishte vetë vajzë nuk do ta martonte në fshat.

“Tash 20 familje kanë mbetur edhe ata që kanë mbetur një person o një burrë o një plak që kanë vdekur edhe pleqtë, edhe e një 4-5 vjeçar dhe mbaroi gjëja. Po bosh i ke shtëpitë”, tha ai.

Published inBank

Comments are closed.