Skip to content

Do jetë natë e gjatë! Irani slmon me raketa Izraelin

Një sulm me raketë balistike nga Iran ka goditur drejtpërdrejt një pallat banimi pranë Jeruzalemit, duke lënë të paktën 9 persona të vrarë dhe rreth 30 të plagosur, sipas autoriteteve izraelite.

Sipas raportimeve në mediat e huaja, raketa ka rënë në qytetin Beit Shemesh, duke shkaktuar shembje të pjesshme të godinës dhe dëme të mëdha strukturore. Shërbimi i emergjencës Magen David Adom konfirmoi viktimat dhe të plagosurit, ndërsa policia izraelite deklaroi se ndërtesa pësoi “dëmtime të rënda dhe kolaps” pas goditjes direkte.

Nga videoja e publikuar, shihet momenti i impaktit: një shpërthim i fuqishëm ndriçon zonën e banuar, i ndjekur nga flakë dhe re të dendura tymi që ngrihen mbi ndërtesa. Sipas IDF, shumica e raketave iraniane janë interceptuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore, por ushtria ka paralajmëruar se asnjë sistem nuk garanton ndalim 100% të çdo rakete.

Ky është incidenti më vdekjeprurës në Izrael që nga nisja e kundërpërgjigjes iraniane me raketa balistike, pas valës së sulmeve të përbashkëta SHBA–Izrael ndaj objektivave iraniane.

Ndërkohë, operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zonën e goditur, ndërsa tensionet në rajon po përshkallëzohen me ritme të shpejta.

Published inBank

Comments are closed.