Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e premte në Itali, ku tragjikisht kanë humbur jetën dy të rinj shqiptarë nga Mitrovica.
Viktimat janë Fidan Peci, 27 vjeç, dhe Ardian Avdyli, 21 vjeç nga Mitrovica. Ngjarja tragjike ka shkaktuar dhimbje të madhe për familjarët, miqtë dhe gjithë bashkëqytetarët e tyre.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e të ndjerëve, duke theksuar se dy të rinjtë humbën jetën tragjikisht si pasojë e aksidentit.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të dy të rinjve mitrovicas, Fidan Peci (27 vjeç) dhe Ardian Avdyli (21 vjeç), të cilët humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku në Itali.
Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Mitrovicës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve Peci dhe Avdyli, miqve dhe të gjithë atyre që i njohën. Humbja e jetëve të reja është dhimbje e madhe për familjet, por edhe për mbarë qytetin tonë dhe Kosovën.
Në këto momente të rënda, jemi pranë jush me mendje dhe zemër, duke ndarë dhimbjen dhe lutjet tona për shpirtin e tyre” shkruan në postim Faton Peci.

Comments are closed.