Ngushtica e Hormuzit është mbyllur dhe Teherani do të djegë çdo anije që përpiqet të kalojë nëpër të, tha më parë Ebrahim Jabari , një këshilltar i lartë i kreut të Gardës Revolucionare.
“Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur. Nëse dikush përpiqet të kalojë, heronjtë e Gardës Revolucionare dhe marinës së rregullt do t’i djegin këto anije”, tha Jabari në deklaratat e transmetuara nga mediat shtetërore, raporton Reuters.
Ky zhvillim i orëve të fundit dha menjëherë efekt. Mediat e huaja raportojnë se çmimi i naftës është rritur menjëherë me disa përqind.
Nafta bruto e SHBA-së West Texas Intermediate (WTI) u rrit me 8.4%, ose 5.72 dollarë, në 72.74 dollarë për fuçi, duke zgjeruar fitimet pas mbylljes zyrtare të tregtimit pas një raporti të ri se Teherani kishte njoftuar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit. Çmimi ndërkombëtar i naftës bruto Brent u rrit me 9%, ose 6.65 dollarë, në 79.45 dollarë për fuçi.
Çmimet kanë arritur nivelet e tyre më të larta që nga qershori i vitit 2025, kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli bombarduan objektet bërthamore të Iranit.

Comments are closed.